
Hasan Kurti – Peizazhet e vendlindjes. Përgatiti: Irma Kurti
E tashmja, vrapi i furishëm i së përditshmes nuk të lënë hapësirë për të folur për ngjarjet e së kaluarës.
*****
Brenda meje u zgjua dëshira për t’u përqendruar tek e shkuara, tek ato kujtime që arrijnë herë të qarta dhe herë të mjegullta, sikur një mur i pakapërcyeshëm i ndan me realitetin.
*****
Peizazhet e vendlindjes sime më shfaqen edhe sot kaq të gjalla e të afërta, sa ndihem pjesë e tyre. Më janë ngulitur në mendje dhe, me gjithë vërshimin e kohës si një lumë në stuhi, dritat dhe ngjyrat e tyre nuk janë zbehur. Ndoshta malli dhe nostalgjia i bëjnë të tilla.
*****
Këto rrugë ka përshkuar fëmijëria ime. Atje ecja, vrapoja, punoja, çoja për të kullotur bagëtitë, meditoja dhe ëndërroja dashurinë më të madhe, atë që do të më mungonte tërë jetën, dashurinë e prindërve.
HASAN KURTI
Marrë nga libri “Prozë poetike dhe Aforizma”, Lena Grafik, 2022, Prishtinë
Përgatiti për botim: IRMA KURTI