
Mërgatë
Brezi jonë në rrug mërgimi
Dallga e detit ngritur malë
Në çanak, nuk kishë më dhallë
Gjiri te nëna kishë shteruar
S'kishë më qumësht për të kuar .
Mllef ,dhe vuajtje ,anë ,dhe këndë,
Mbi re te re të zeza Qanin,shpendë
S’kishim, Kisha, as Xhami,
Po prapë luteshim në Perëndi.
Brezi jonë i tragjedisë,
I Guallit qepës me pakë gjizë
U sulë tutje në mërgatë
Se nuk gjente më asë bukë thatë.
Djem dhe burra legjendare
Lanë femijë dhe gra me barrë
E lanë prindin në avlli
Duke qar me ngashëri
Si miz lisi në ambasad
Mbi traget në male te lartë
Ca u mbyten,ca u vranë
Ca harritën, dhe shumë vuanë.
Gangrenë shpirti është mërgimi
Të mbytë stresi, shfrytëzimi
Vujtje e madhe në mërgatë
Për një jetë të mirë e per kafshatë .