
Hënë fëmijësh…
Në ditë me diell hëna u mbërthye si suvenir,
Për kohët që qanin nga dhimbjet,
Për ulërima fëmijësh në dëshpërim,
Për plagët që mbetën pa shërim.
Për kohët që qanin nga dhimbjet,
Për ulërima fëmijësh në dëshpërim,
Për plagët që mbetën pa shërim.
Qëndroi aty për një kohë të gjatë,
Fshinte lotët e diellit në muzg, nëpër natë,
Dëgjonte sa e sa ulërima,
Historinë shkruante për ato kohë të vështira.
Ulej në lotë fëmijësh,
Në kockat e tyre të njoma,
Që kërcisnin si gjëmime malesh në stuhi,
Me Zotin në sy, lotonin në heshtje,
E mbushnin lumenjtë në thellësi.
Ishte e vetmja që nuk i tradhtoi,
Në dhimbje kraharori me argjend i mbuloi,
Ajo thërriste: «Mjaft me erë, shi e tufan!»,
E kafshët e egra i zinte në një çark.
U bë dëshmitare e një epoke që po perëndon,
Për t’i lënë vend diellit
Që në zemrat e fëmijëve rron.
Për t’i lënë vend diellit
Që në zemrat e fëmijëve rron.