–Shënime për vëllimin poetik “Të tjerat kuptohen…”-
Nga Panajot Zoto
Në veprimtaritë e shumta të klubit të krijuesve Jonian, kjo e sotmia për prezantimin e vëllimit poetik “Të tjerat kuptohen..” të autorit Iljaz Bobaj, përbën një veçanti, jo vetëm për nga cilësia e një vepre si kjo ,por për nga shumësia dhe mozaiku i gjithë veprës letrare të këtij autori.
Në hartën e letërsisë shqiptare të gjysëmës së dytë të shekullit XX dhe të dekadave të para të shekullit XXI, ka autorë që dallohen jo vetëm nga numuri i veprave,por nga aftësia për të lëvizur natyrshëm nga një gjini në tjetrën. Një prej tyre është Iljaz Bobaj, autor i mbi 32 veprave letrare,ndër të cilat 10 tituj i takojnë letërsisë për fëmijë, dhe përkthyes i 29 veprave letrare,prozë e poezi, të autorëve ve të ndryshëm .
Ka filluar të shkruaj dhe të botoj që në rininë e hershme të tij dhe, ndonëse me një formim universitar në matematikë e fizikë, ka ditur jo thjesht të kapërxejë barjerat dalluese nga letërsia,por të lëviz shkathtësisht mbi përvojën e mësuesisë dhe të përfitojë ato tipare që u bënë karakteristia të shkrimit të tij: Prirjen për qartësi, përmasën e përmbledhur të mendimit dhe kujdesin ndaj strukturës së tekstit. Në këtë vështrim mund të themi se vendi i Iljaz Bobajt në letërsinë shqipe nuk përcaktohet nga formimi i tij profesional, por nga mënyra se si ai e ka kthyer përvojën njerëzore në fjalë artistike.
Bobaj një zë letrar shumëdimensional
Iljaz bobaj është një autor shumëdimensional në kuptimin e një mozaiku që përbën vepra e tij letrare. Në një vështrim të përgjithshëm mbi veprën e tij, ndeshesh me poezinë, prozën, përkthimin, fabulën, esenë, legjendën,tregimin satirik, epigramin, fjalët e urta etj. ç’ka tregon për një profil të gjerë krijues. Kjo shumllojshmëri zhanresh nuk shihet thjesht si dëshirë për të shkruar gjithçka. Ajo tregon një prirje të autorit për të parë realitetin nga këndvështrime të ndryshme.
2
Para se të shpreh një vlerësim për poezinë e tij në përgjithësi dhe konkretisht për vëllimin poetik “Të tjerat kuptohen”, shkurtimisht do të ndalem në disa aspekte të këtij dimensionaliteti të veprës së Iljaz Bobajt.
Fabula dhe satira
Fabula dhe satira,përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të krijimtarisë së Bobajt.Që në vitin 1993 Bibliografia Kombëtare Shqiptare regjistron veprën “Dera dhe faqia”: Fabula, botuar nga “Dituria”,me 59 faqe. Kjo pasohet me të tjera vepra në këtë gjini si: “Dhelpra dhe Gjyqtari”, “Koha e këlyshëve”, “Shkolla e diplomacisë” etj. Fabula dhe satira nuk janë një prirje e dytë e autorit Bobaj. Përkundrazi, fabula i përshtatet shumë natyrshëm mënyrës së tij të të menduarit: një situatë e shkurtër, një personazh simbolik, një konflikt dhe, në fund një përfundim që e detyron lexuesin të reflektojë. Nëpërmjet kafshëve, shpendëve, sendeve, figurave të personifikuara, fabulisti Bobaj ndërton një pasqyrë të shoqërisë njerëzore ku lakmia, hipokrizia, mëndjemadhësia, servilizmi, padrejtësia, dhe marëzia njerëzore bëhen objekt i humorit dhe satirës. Kësisoj fabula e Bobajt nuk është thjesht moralizim. Është edhe lojë inteligjente me fjalën, ironi dhe vëzhgim i hollë i sjelljes njerëzore.
Epigrami, arti i pak fjalëve
Në tjetër fushë interesante e krijimit të këtij autori është epigrami, shumë prej të cvilave i ka përmbledhur në librrin “Kali i pushtetit”. Në epigramet e tij Bobaj përpiqet të arrijë atë që është ndoshta një nga synimet më të vështira të letërsisë: të thuash shumë me pak fjalë. Kjo formë, në krijimtarinë e Bobajt lidhet ngushtë me humorin, ironinë dhe vëzhgimin e realitetit të përditshëm.
Bobaj si përkthyes
Iljazi si përkthyes është si një lloj ure midis dy kulturave, apo ,e thënë ndryshe, ai bën ndërmjetësuesin kulturor. Në sy bie raporti i tij me letërsinë greke. Nga greqishtja ka përkthyer dhe ka sjellë në gjuhën shqipe autorë të rëndësishëm të kësaj tradite. Një rast i veçantë është i madhi KOSTANDINIS KAVAFIS.
3
Jovani, duke shkruar për përkthimin e Kavafit nga Bobaj, thekson se Bobaj e solli poetin aleksandrin drejtpërdrejt nga greqishtja dhe u përpoq të ruante freskinë e origjinalit. E njëjta mund të thuhet edhe për përkthimin e veprave të Seferis dhe Elitis.
Në angazhimin e tij në fushën e përkthimit, Iljaz Bobaj ka mbajtur parasysh faktin se përkthimi letrar nuk është thjesht një zëvendësim fjalësh nga një gjuhë në tjetrën, por një përballje me ritmin, figuracionin, nuancën si dhe atmosferën dhe kulturën e tekstit origjinal. Qëndrimi besnik ndaj këtyre kërkesave ka bërë që Bobaj të ketë ndihmuar në krijimin e një komunikimi më të drejtpërdrejtë misis letërsisë shqiptare dhe asaj greke. Kështu ka ndodhur edhe me vepra të autorëve të tjerë jo grek, që ka përkthyer Bobaj.
Le të kthehemi te poezia
Nga njohja në tërësi e veprës së këtij autori, konkludoj në vlerësimin se poezia për të është bota e ndjenjës dhe e kujtesës. Në poezinë e tij ndeshim një ligjërim që synon qetësinë dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me lexuesin.Mbështetet te një gjuhë e pastër, te ndjenja dhe figuracioni që lind natyrshëm nga përvoja. Te vëllimi petik “Testamenti i bukurisë”,psh. botuar në vitin 2008, poeti shfaq disa nga prirjet themelore të krijimtarisë së tij: dashurinë,kujtesën, atdheun, figurën e nënës, mardhëniet me kohën, vdekjen, natyrën dhe përvojën njerëzore. Poezia e Bobajt në këtë vëllim mbështetet në fjalën e zgjedhur, në krahasimin, epitetin dhe metaforën pa e rënduar ligjërimin poetik. Kjo është një nga veçoritë më interesante të poetikës së bobajt ,të cilën e ndeshim edhe në vëllimin “Të tjerat kuptohen…” Veç sa më lart në këtë vëllim poetik Iljaz bobaj shfaqet edhe si një poet i ndjeshmërisë njerëzore, i kujtesës dhe i përjetimit të dashurisë, por edhe si një vëzhgues i mprehtë i kohës dhe i njeriut.
Disa nga poezitë e këtij vëllimi, që kam zgjedhura për të bërë nga një koment të shkurtër për secilën, janë,sipas meje, pasqyrë nga ku duket krejt vëllimi. Ato dëshmojnë për një ligjërim poetik ku përvoja personale shndrohet në përvojë të
4
përgjithshme njerëzore. Dashuria , kujtsa, vetmia, shpresa dhe përplasja mes dritës e erësirës bëhen boshtet kresore të këtij univerisi poetik.
Poezia “Të tjerat kuptohen…” mund të konsiderohet si një lloj çelësi që hap derën e këtij vëllimi.Dashuria këtu personifikohet dhe konkretizohet në figurën e “nuses”, e cila ka mbetur e paprekur nga koha. Në vargun:”Ajo nuk kish ndërruar moshë” shohim një gjetje poetike të bukur, sepse dashuria, mdyshe nga njerëzit, nuk plaket.
Imazhet janë të ndërtuara mbi një poetikë të dritës dhe të bukurisë, shprehur bukur si “dritëzimin e yjeve”, “Lulja e pjeshkës”,”Kokrrat e shegës”…, të cilat nuk janë vetëm përshkrime të natyrës, por metafora të gjallërisë, ëmbëlsisë dhe pasurisë së ndjenjës.
Toni poetik është njëkohësisht nostalgjik dhe i përmbajtur. Poeti nuk e shpreh dhimbjen me shpërthime të drejtpërdrejta, por e lë atë të shfaqet përmes kujtimeve dhe figurave të bukura.
Ndërkaq mund të veçoj paradoksin mjaft të goditur në vargjet “Secili prej nesh rrëmbeu humbjen e vet/ dhe u larguam të dy fitimtarë” Fjalët ‘humbje ‘ dhe ‘fitimtarë’ vendosen në kundërvënie, por kjo kundërvenie nuk e dëmton kuptimin, përkundrazi, e pasuron atë. Dashuria mund të humbas si marëdhënie konkrete,por fiton pavdeksinë në kujtesë, në përvojën e jetuar dhe në gjurmën që lë te të dy pesonat.
Në poezinë: “Kjo vjeshtë e artë erdhi për ty”, vjeshta nuk është vetëm stinë: ajo shndrohet në një piktore që krijon skenografinë e dashurisë:
“Në vjeshtën tënde pranverore,/ në lulëri mbuluar krejt/ harlisen ca gjethe të njoma/ si sfidë e plotë për këtë vjeshtë/
Ti ecën nëpër ritme takash,/përmbi gjethnajën e florinjtë,/tastierë e tokës, në çdo prekje/të hapit tënd, pikon muzikë”
5
Në këtë poezi vjeshta nuk përshkruhet si sfond i jashtëm, por si një forcë që pikturon, ngjyros dhe i jep kuptim botës së të dashuruarve. Autori ka ditur ta ndërtoj bukur kontrastin ndërmjet vjeshtës dhe gruas: Vjeshta simbolizon pjekurinë dhe kalimin e kohës, ndërsa ajo mbetet siç thotë autori “Në vjeshtën tënde pranverore”. Kemi të bëjmë në këtë rast me një antitezë të ndërtuar mbi dy stinë që zakonisht kundërvihen: vjeshta lidhet me rënien, ndërsa pranvera me fillimin e lulëzimit. Duke i bashkuar ato, poeti përmbys kuptimin tradicional të stinës, çka do të thotë se vjeshta nuk është domosdoshmërisht shuarje, por edhe një formë tjetër e lulëzimit. Gruaja ruan brenda saj pranverën edhe kur koha përreth ka hyrë në vjeshtë.
Një nga gjetjet më interesante është metafora muzikore në thëniet toka bëhet “tastierë”, ndërsa hapi i gruas “muzikë”. Kjo metaforë shndron lëvizjen në tingull dhe peizazhin në instrument. Hapi nuk është thjesht një veprim fizik; ai krijon ritëm,harmoni dhe emocion.
Poezia “Lufa e ditës dhe e natës”, sipas meje, është si një shtyllë që mban në këmbë ngrehinën e këtij vëllimi poetik. Këtu poeti largohet nga lirizmi intim dhe futet në një poezi me karakter të dukshëm shoqëror dhe filozofik. Nisur nga vargjet e Viktor Hygos “Lufta e ditës dhe e natës”, autori mjeshtërisht përdor metaforën e përplasjes ndërmjet dritës dhe errësirës, lirisë dhe mungesës së lirisë, shpirtit dhe zbrazëtisë morale. Titulli vet ndërton një simbolikë të gjerë ku: dita përfaqeëson qartësinë, ndërgjegjen dhe shpresën, ndërsa nata lidhet me frikën, shtypjen dhe humbjen e orientimit.
“Terri ulet këmbëkryq në mes të ditës./ me një fener të zi si pendët e korbit në dorë,/ pa iu dridhur aspak qerpiku prej dritës./
Në zemrën e njeriut ka rënë një hije vjeshte,/ blerimi i shpirtit po zbehet dalngadalë,/shpirtin e njeriut po e mbulon rëra,/ po e kthen në një shkretëtirë të thatë./
Njeriu, po humbet përditë njerinë…/Lufta e ditës dhe e natës,/ po bëhet tmerri ynë”
6
Erësira këtu nuk është thjesht mungesë drite. Ajo është shndruar në një forcë aktive: “Terri ulet këmbëkryq në mes të ditës”. Personifikimi i territ e bën atë një
prani të vetëdijshme, këmbëngulëse e kërcënuese. Shprehja “ulet këmbëkryq” sjell një imazh të pazakontë, thuajse grotesk, sikur errësira të ket zënë vend në qendër të jetës dhe të mos pranojë të largohet. Kjo e bën më të fortë idenë se e keqia nuk është kalimtare, por është bërë pjesë e realitetit shoqëror. Edhe “feneri i zi” është një paradoks simbolik, sepse një objekt që zakonisht sjell dritë këtu shërben për të shprehur errësirën.
Dhe poezia arin kulmin te ideja e humbjes së njerëzores. Njeriu, po humbet përditë njerëzinë”, thotë autori. Përsëritja e fjalës “njeri” me “njerëzore” e bën të dukshme tragjedinë: rreziku nuk është vetëm humbje e lirisë, por humbje e vet thelbit njerëzor…
Në përfundim të këtyre radhëve, ku vetëm sa kam çelur një fletë të volumit të madh krijues të autorit Iljaz Bobaj, modestisht po bëj këtë vlerësim:
Në poezinë e Iljaz bobajt mbizotëron ndjenja
Në fabul mbizotëron ideja
Në epigram shfaqet goditja e menjëhershme
Në satirë shfaqet kritka
Në përkthim dialogu me tjetrin
Gjuha poetike dhe stili në poezi janë të përkryera: Krahasimi, metafora, personifikimi, dhe ironia bëhen mjete për ta pasuruar fjalën. Në poezitë lirike kjo gjuhë merr ngjyra emocionale, në fabul bëhet më e mprehtë.
Si përfundim mund të themi se: vepra e Iljaz Bobajt mund të lexohet si një krijimtari ,ku poezia, humori, urtësia, satira dhe përkthimi takohen në një pikë të përbashkët: dëshirën për ta bërë fjalën artistike një mënyrë të njohjes së njeriut dhe të botës.
