
JAM NJË GRUA E RIZGJUAR
Jam një grua e rizgjuar
s’jam dhe as dua të jem
një zaptuese që josh,
Jam ajo grua,
e cila ka pushtuar vërtetësinë e qenies së saj
që nuk i intereson të aktroj atë rol.
Mësova të vlerësoj ëndrrat e mia
të mposht frikën time.
Nëse do të më njohësh
pranomë kështu siç jam.
Nëse do të njohesh së brendëshmi,
përqafomë pa frikë
sepse personaliteti im është krijuar
nga vetënjohja, jo nga imponimi.
Tashmë jam e guximshme
dhe shprehem lirshëm
në çdo kohë e në çdo rrethanë.
E nëse edhe ti e do, ne mund të këndojmë
melodinë e zemrës së bashku, të hyjmë në vallen e jetes,
dhe ashtu të lidhur të udhëhiqemi nga mençurit që toka buron.
Ka qenë një rrugë e gjatë dhe e vështirë,
Kam arritur shumë herë në fund
kam takuar plotë njerëz
që nuk më kanë besuar.
Në këto momente kam shumë gjëra të rëndësishme,
një prej tyre është që Jetoj,
I kam rrugët e hapura për të vijuar
dhe shumë mënyra për të dashuruar.
Bota ka nevojë për Gra të Rizgjuara.
**********
Jerusha AKATZIN
Sjell në shqip, M. Zegali Rustemi Marjana
#rustemimarjana #art #letersi #kulture
Artist – Casal…Michael and Inessa Garmash.