Kah po shkon, o Atdhe-Kasam Shaqirvela

Kasam Shaqirvela

KAH PO SHKON, O ATDHE
 
 
 
Kah je duke shkuar, o Atdhe?
Udhës së ndritur, asaj të Diellit
Mjegjullzezat, të murrmet re
T’i kanë rënë kokës sikurse bedelit.
 
Ti gjimonë ke qenë i ngushtuar
Por i fortë, qëndrueshëm, në këmbë
Me popullin tënd t’i s’ke luftuar
Një luftë civile, jo, nuk e lëmë!

 

Thirrni mendjes, krejt sa jeni, t’esulluar
Vritne t’keqen që ju ka marrë zemrën
Ndaleni gjakderdhjen që e keni filluar
Mos ia zbuloni vetë, Akilit thembrën!

 

Se, askush s’ka më dert për Ty
Ndonëse ke qenë djep i njerëzimit
Kuajt e Trojës lidhi fort n’frëngji
Le ta hanë idhtë, tagjinë e mjerimit.

 

Nxite rininë tënde. për të dashur Atdhe
Me aromën shqip të tokës tënde
Hiqja zgjedhën, përmbi, qafës që e ke
Se, edhe ti je pjesë po e kësaj lënde.
 
Gjaku jo more, nuk të bëhet ujë
Sikur ta ujise sinorin, pëllëmbë për pëllëmbë
Dhe i yti, nuk t’bëhet asnjëri nga të huaj
Veç shqiprarizmit, që mund të të mbajë në këmbë!
 
© Kasam Shaqirvela