Kam të drejtë të gënjej!Jahe Fida

Jahe Fida

Kam të drejtë të gënjej!
Po po e them pa hezitim
Sot kam të drejtë të gënjej
Dhe pse nuk është vesi im

Një prill vetëm një herë gjej!
Flas për vetën time unë
Se ca çdo ditë e kanë një prill
Ndofta s’ju del viti, kërkojnë më shumë
Viti s’j’iu mjafton për trillë.

 

Sot po them dhe unë gënjrshtër
Gënjeshtrave ditën s’ua prish
S’të dua ty, dua dikë tjetër
Më beso, s’është gënjrshtër ta dishë!

 

E di, të futa në mendime
Mëse të dua ose jo
Futu brenda zemrës time
Atëhere beso, ose mos beso!

 

Kam të drejtë sot të gënjej
Këtë ditë të lakmuar s’e tradhëtoj!
Kam të drejtë kam të drejtë
Të lutem mos më paragjyko!
Gëzuar 1 Prillin!
 
Jahe FIDA, Mali Robit, më 01.06.2026.