Kam zgjedhur të flas pak-Francesco TESTA-Sjell në shqip: Marjana Zegali Rustemi

KAM ZGJEDHUR TË FLAS PAK

Kam zgjedhur të flas pak
për t’u mërzitur më pak.
Se e kam ndarë mendjen
të mos prish më paqen time.
Dhe është kjo përse largohem.
Prej kujt nuk njeh respektin.
Prej kujt beson se mund të më marrë lehtë.
Prej kujt nuk ka ditur të më njohë.
Ndërkohë dua të mos ndeshem.
Sepse nga përplasjet del gjithmonë humbës.
Edhe kur fiton.
Prandaj zgjedh heshtjen
për t’i dhënë ajër mendimeve të mia.
E preferoj vetëm pakëz qetësi.
Ta ndaj me njerëzit që më duan.
Kusurin e lë jashtë. Dhe largohem.
Prej kujt mendon se është më i mirë.
Prej kujtdo që nuk më meriton.
**********
✒️Francesco TESTA
©️ Sjell në shqip, M Zegali Rustemi Marjana
Titulli origjinal : “Ho scelto di parlare poco”
🎨Artist – (web)
#rustemimarjana #art #letersi #kulture