Këmbëngul-Flavio Cante Skuye-Në shqip: M. Zegali Rustemi

KËMBËNGUL

Këmbëngul
mos u dorëzo
Ji gjembi në këmbë
pika e ujit mbi shkëmb
forca që mbërthen
laku
hithra
puthja
Ji përherë shembulli
e kurrë lëkundja
ji si vallëzimi
që ikën dhe afrohet
e kurrë s’largohet
nga shpirti i tij
e forma e tij.

**********
✒️Flavio Cante Skuye
nga “I Rumori dell’Anima”/ “Zhurmat e Shpirtit”.

©️Në shqip, M. Zegali Rustemi Marjana
#rustemimarjana #art #letersi #kulture
Ilustrimi, web