Kërkoj të vërtetën-Gezim Bega

Kërkoj të vërtetën

Kur të vërtetën kërkova,
Lirinë,jetën më të mirë,
si shpërblim pranga mora,
duart lidhur me zinxhir.

Në skëterrë,në burg të zi,
dergjej,e tretej trupi im,
Pse kërkova drejtësinë,
gjeta vuajtje dhe dënim.

Fituam, e sollëm lirinë,
por derdhëm edhe gjak,
Atje,lam si peng rininë,
ajo iku,e nuk vjen prap.