Këtu nëpër këto troje-Veis Abazi

Veis Abazi



I mori krahët liria
Këtu nëpër këto gërxhe
E ka zemrën Labëria
Këtu nëpër këto troje
I mori krahët liria.

Këtu natyra dhe njerëzit
Janë të pastër, sqime
Malet mbuluar dëborë
Fushat lule trëndelinë.

Këtu nëpër këto male
Veç shqiponjat bëjnë foletë
Atje në foletë e tyre
Lindin edhe rriten djemtë.

Këtu malet s’u mposhtën
Në shumë luftëra bënë ballë
Ata mbi supet e tyre
Mbajnë mijëra lapidarë