“KJO PASIGURI E BEKUAR”
S’di nëse do të jetoj në të tjera jetë,
s’di nëse kam vdekur në të tjera vdekje.
Di që në këtë jetë kam vdekur disa herë
dhe po aq herë kam rilindur.
S’mbahem pas asgjëje,
s’kam asnjë siguri,
s’zotëroj asnjë të vërtetë,
përveç që dashuria qënka e vetmja gjë reale
e që një ditë do të vdes.
Dhe kjo që të jetosh në këtë botë të mrekullueshme,
zhveshur në të tëra, përveç dashurisë,
kjo që të ecësh zbathur,
pa e humbur shpirtin rrugës,
pa e ditur nëse ky do të jetë hapi yt i fundit
apo ndoshta i pari, diku tjetër .
Kjo pasiguri e bekuar
e të ndjerit që je gjallë, këtu dhe tani
është më e madhja ndër pasuritë,
më e madhja ndër liritë.
✒️ Ada Luz MÁRQUEZ “Questa benedetta incertezza”
