Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Klement Sina- Artisti që me ekspozitat e tij në pikturë, skulpturë dhe qeramikë ka tërhequr vëmendjen e publikut francez-Olimbi Dafa

Klement Sina- Artisti që me ekspozitat e tij në pikturë, skulpturë dhe qeramikë ka tërhequr vëmendjen e publikut francez-Olimbi Dafa

Olimbi Dafa

Artisti që me ekspozitat e tij në pikturë, skulpturë dhe qeramikë ka tërhequr vëmendjen e publikut francez dhe të komunitetit shqiptar të diasporës është Klement Sina (1958).

Piktor, qeramist dhe fotograf.
I lindur më 1 korrik 1958 në Kuçovë. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në Kuçovë.
E nisi pikturën që në shkollë fillore dhe ndoqi kurse vizatimi në Shtëpinë e Pionierëve të qytetit të Kuçovës me mësues piktorin Gjon Hila (skenografi i operës së parë shqiptare “Mrika”).

Ekspozon për herë të parë në vitin 1976 në Berat, në një ekspozitë kolektive.
Ka punuar dhe studiuar për më shumë se 15 vite rresht në studion e piktorit të mirënjohur Aleksandër Filipi (bashkëautor i mozaikut “Shqipëria” në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar) në Tiranë.
Ka qenë pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat e qytetit të Beratit në vitet 1976–1990. Piktura, qeramika dhe bakri i rrahur janë teknikat e lëvruara gjatë këtyre viteve.

Merr studion e tij nga Lidhja e Shkrimtarëve, tashmë i specializuar si piktor dekori dhe qeramist. Punon si mësues i jashtëm në Shtëpinë e Pionierëve të Kuçovës për shumë vite, deri në vitin 1990.

Hap ekspozitën e parë personale në qeramikë në vitin 1990 në Kuçovë. Punon, projekton dhe vë në funksion linjën e plotë të qeramikës në Ndërmarrjen NPA të Kuçovës.

Me rastin e 2400-vjetorit të qytetit të Beratit, në aktivitetet e organizuara nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Beratit, hap ekspozitën personale në qeramikë në Galerinë e qytetit të Beratit.

Në vitin 1993 emigron në Greqi, ku fillon punë në një atelie dhe shkollë qeramike të drejtuar nga mjeshtri i mirënjohur ndërkombëtar Niko. Paralelisht vazhdon të merret me pikturë, duke u përfaqësuar në ekspozita të ndryshme në Athinë, si edhe në Ambasadën Shqiptare atje.

Është vlerësuar dhe nderuar me stimuj dhe medalje nga UNESCO dhe nga shoqata shqiptare në Athinë.

Në vitin 2011 rifillon ekspozimet në qytetet Berat, Durrës dhe Tiranë, në ekspozitën e përvitshme “Pranverë Art”.
Prej 10 vitesh jeton dhe punon në qytetin e Lionit (Lyon), Francë, ku merr pjesë rregullisht në ekspozitën e përvitshme të Artit Pamor, organizuar nga “Salon d’Arts Plastiques” në Espace Jean Poperen.

Në Francë ka hapur dy ekspozita personale në pikturë, si edhe një ekspozitë fotografike.
Gjithashtu ka përfaqësuar Artin Shqiptar në Festat Konsullore të organizuara nga Bashkia e Lionit për gjashtë vite radhazi.

Në vitin 2022 vlerësohet me titullin “Ambassadeur de Paix” nga La Fédération de la Paix Universelle, Paris.
Është përfshirë gjithashtu në ENCYCLOPÉDIE – Les personnalités albanaises de France (2024).
Aktualisht punon si mësues.

ÇMIMET, TITUJT DHE MEDALJET BRENDA DHE JASHTË SHQIPËRISË

Ekspozitat e hapura nga Klement Sina vijnë si një dëshmi e qartë se arti shqiptar ka potencial të madh për të komunikuar në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare dhe se, përmes përkushtimit, mjeshtërisë dhe kurajos krijuese, ai mund të zërë një vend të denjë në panoramën kulturore evropiane.

Ekspozitat e tij kanë tërhequr vëmendjen e publikut francez, si edhe të komunitetit shqiptar të diasporës. Punimet e ekspozuara realizohen kryesisht në qeramikë dhe bakër të rrahur. Siç shprehet vetë Klement Sina, ai i punon me merak krijimet e tij, të cilat përcjellin emocione të bukura dhe të thella artistike.

Përmes ekspozitave që hap, ai dëshmon aftësinë për të ndërthurur rrënjët kulturore me estetikat moderne, duke e paraqitur trashëgiminë shqiptare në forma që komunikojnë natyrshëm me publikun ndërkombëtar.

Kam lexuar një shkrim për një ekspozitë personale të Klement Sinës, ku në fjalën e tij Dorian Koçi, studiues, historian arti dhe personalitet i njohur në fushën e historisë dhe kulturës shqiptare, thekson rëndësinë e kësaj ngjarjeje si një formë përfaqësimi dhe afrimiteti të artit shqiptar në platformën evropiane.

Ai nënvizon se një ekspozitë e tillë nuk është vetëm një akt artistik, por edhe një akt komunikimi ndërkulturor, ku ndërthuren tradita dhe bashkëkohësia. Sipas tij, përmes krijimtarisë së Klement Sinës është ndërtuar një hapësirë ku kultura tradicionale shqiptare flet me një gjuhë moderne, të kuptueshme për publikun e gjerë, duke ruajtur autenticitetin dhe, njëkohësisht, duke përcjellë vlera universale shqiptare.

Prezantimi i artit shqiptar në qendra të rëndësishme kulturore si Lyoni shihet si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të krijimtarisë shqiptare në diasporë dhe rritjes së ndërgjegjësimit për trashëgiminë tonë kulturore në arenën ndërkombëtare.

Klement Sina ka marrë këto çmime dhe vlerësime:

  • 1981 – Çmimi i dytë, ekspozitë kolektive, Galeria e Arteve, Berat.
  • 2002 – Medalje nga UNESCO dhe Bashkia Koridalo, Athinë, Greqi.
  • 2005 – Çmimi “Fotografët dhe Fotografia”, Athinë, Greqi.
  • 2021 – Çmimi i parë në konkursin ndërkombëtar të fotografisë, Egjina, Greqi.
  • 2022 – Titulli “Ambassadeur de Paix”, Paris.
  • 2024 – Përfshirë në “Encyclopédie – Les Personnalités Albanaises de France”.

II. EKSPOZITAT BRENDA DHE JASHTË SHQIPËRISË

1976. Ekspozitë kolektive, Galeria e Arteve, Berat.

1979. Ekspozitë kolektive, Berat.

1980. Ekspozitë kolektive, Berat.

1981. Ekspozitë kolektive, Berat.

1982. Ekspozitë kolektive, Berat.

1983. Ekspozitë kolektive, Berat.

1984. Ekspozitë kolektive, Berat.

1985. Ekspozitë kolektive, Berat.

1986. Ekspozitë kolektive, Berat.

1987. Ekspozitë kolektive, Berat.

1988. Ekspozitë kolektive, Kuçovë.

1989. Ekspozitë kolektive, Berat.

1990. Ekspozitë personale në Qeramikë, Kuçovë.

1990. Ekspozitë kolektive, Berat

1991. Ekspozitë personale Qeramikë më rastin e 2400 vjetorit të qytetit të Beratit.

1995. Ekspozitë kolektive, Athinë. Greqi.

1996. Ekspozitë kolektive fotografike, Athinë, Greqi.

1999 Ekspozitë kolektive, Ambasada Shqiptare Athinë, Greqi.

2001. Ekspozitë kolektive fotografike, Athinë, Greqi.

2011. Ekspozitë Kolektive,”LEAR’ 11″ Berat, 2012.

2012. Ekspozitë kolektive,”LEAR’12”. Berat.

2013. Ekspozitë kolektive, Sotir Capo dhe miqtë “Berat.

2014. Bienale e parë Internazionale, Durrës.

2014. Ekspozitë kolektive, Bienale e parë Internazionale Durrës.

2015. Ekspozita kolektive “Pranver Art 6”, Tiranë.

2019. Ekspozitë kolektive, 26eme SALON D’ARTS PLASTIQUE 2019″, Lyon, Francë.

2021. Ekspozitë kolektive “Pranver Art 12”, Tiranë.

2022. Ekspozitë kolektive “Pranver Art 13 “, Tiranë.

2022. Ekspozitë kolektive,”29 eme SALON D’ARTS PLASTIQUE 2022″ Lyon, Francë.

2022. Ekspozitë personale “Fêtes Consulaire Lyon, Francë.

2023. Ekspozitë kolektive “Pranver Art 14”, Tiranë.

2023. Ekspozitë personale “Fêtes Consulaire de Lyon”, Francë

2023. Ekspozitë personale në Fotografi, LYON, Francë.

2023 Ekspozitë kolektive,”30 eme SALON D’ARTS PLASTIQUE 2023.” Lyon Francë.

2024. Ekspozitë kolektive “Pranver Art 15”, Tiranë.

2024. Ekspozitë personale në Pikturë “Le Bazar Festival ” Qëndra kulturore HEAT. Lyon, Francë.

2024. Ekspozitë personale në “Fêtes Consulaire de Lyon”, Francë.

2025. Ekspozitë personale “Etirge Éternel”, Lyon, Francë.

III. ARTIKUJ NË MEDIAT SHQIPTARE DHE NDËRKOMBËTARE

Ekspozita e pikturës në Qendrën Kulturore SINGA në Lion (Lyon) u pasqyrua dhe u vlerësua në disa media shqiptare dhe ndërkombëtare, duke nxjerrë në pah figurën dhe kontributin artistik të Klement Sinës.

Disa vlerësime për figurën e Klement Sinës

Miku i tij i ngushtë, Piro Ruci, shprehet:

“Të uroj nga zemra shëndet, frymëzim të pashtershëm dhe dashuri të sinqertë për çdo hap që hedh. U rritëm bashkë mes kujtimesh dhe sot e shoh me krenari rrugën tënde – të pasur me art dhe pasion.
Je më shumë se një mik – je dëshmi që talenti, zemra dhe origjina jonë mbeten gjithmonë të gjalla.
Gëzuar dhe për shumë vite të tjera plot dritë!”
🎨🎂✨🙏🥂
Piro Ruci

Klement Sina, nga ana e tij, e ka uruar me shumë përzemërsi Piro Rucin për çmimin special që mori, duke u renditur ndër 10 më të mirët.


Mentor Hoxha shprehet:

“Përgëzimet e mia, Klement, për kontributin tuaj të madh në këtë qendër të rëndësishme kulturore dhe humanitare në Francë. Dora dhe mendja juaj kreative i dhanë shumë gjallëri kësaj qendre.
Këtë e dëshmon numri i madh i nxënësve nga mbarë bota që morën pjesë në orët tuaja mësimore, por edhe ekspozitat që hapët në Lion me punimet e bukura të tyre.
Shpresoj që sezoni i ardhshëm në shtator të jetë edhe më surprizues dhe më rezultativ për ju dhe për nxënësit tuaj artdashës, pasi tashmë jeni një piktor i njohur në Lion, me ekspozita personale dhe kolektive së bashku me piktorë të njohur francezë të këtij qyteti.”


Një vlerësim personal:

“Suksese në vazhdim, artist me përmasa të mëdha, që me punën tuaj artdashëse po shkëlqeni!
Me fat janë ata studentë që kanë çfarë të mësojnë nga një mjeshtër që e dashuron këtë art të bukur dhe ua dhuron atë me shumë pasion nxënësve të tij.
Ju uroj suksese të mëtejshme në punën tuaj!”


Referencë kulturore dhe artistike

CANNES – Edicioni i 31-të
📅 16–30 maj 1978 | 13–24 maj 2025
🎬 Le Festival de Cannes, Palais des Festivals et de la Croisette

Atje ku çdo gjë në atmosferën e këtij qyteti bregdetar, duke ecur në rrugët e tij, “flet, ndjen dhe jeton” me emra të mëdhenj të artit botëror si: Jean-Paul Belmondo, Roberto Benigni, Sharon Stone, Monica Bellucci, Alain Delon, Catherine Deneuve, Jeanne Moreau dhe shumë artistë të tjerë të famshëm nga mbarë bota, të përjetësuar përgjithmonë në zemrën e këtij qyteti.

Magjia e Artit të Shtatë, dje, në ditën e fundit për këtë vit.

Ja si shkruan Vigan Braho:
“Fat për ju të shijoni një ngjarje të përmasave botërore. Respekt, artist!”

Kënaqësi e veçantë është kur sheh nga ballkoni i shtëpisë dhe studios ku jetoi dhe krijoi Pablo Picasso në Antibes, në vitet 1946–1947, pamje që do ta shihni edhe në foton e publikuar në shkrim.

Urime, Klement Sina!
Ti je një vlerë e çmuar në Lion. Respekt për artin tënd!

Gazetarja a kishte informacionin se në Lion, po atë ditë, Shoqata ILIRIA, në bashkëpunim me bibliotekën ku u ftua Klement Sina të hapte ekspozitën, organizoi edhe një “Pasdite kushtuar Gjuhës Shqipe”, si pjesë e përpjekjeve për hapjen e klasës së gjuhës shqipe në Lion? Apo personi që dha informacionin për ekspozitën nuk e konsideroi të rëndësishme këtë pjesë?
Gjithsesi, respekt për ty!
Rajmonda Shehi

Më poshtë do të njiheni me fotografitë e Klement Sinës, të cilat flasin shumë për veprimtarinë e tij të gjerë dhe të shumëanshme: punimet artistike, ekspozitat e hapura, si edhe takimet me personalitete të shquara të Lionit.

Një foto shumë e veçantë është ajo e vitit 1982, nga ekspozita e organizuar në kuadër të 70-vjetorit të Pavarësisë, ku Klement Sina paraqiti një tablo që u vlerësua shumë: ngritja e flamurit në Vokopolë të Beratit, më 29 Nëntor 1912. Kjo pikturë u vendos në muze deri në vitin 1997, më pas u gjet në Tiranë.

Në disa fotografi shihen: deputetë të Lionit, ish-Ambasadorja e Francës në Tiranë, dy deputetë të Lionit, Klement Sina dhe Kryetarja e Shoqatës ILIRIA në Lion, shkrimtarja Rina Celnga Elbasani.

Deri më sot, veprimtaria e Klement Sinës përfshin mbi 43 ekspozita, nga të cilat:

  • 36 ekspozita kolektive në Shqipëri, Greqi dhe Francë
  • 7 ekspozita personale, prej të cilave 2 në Shqipëri dhe 5 në Francë

Janë pasqyruar edhe fotografi nga pjesëmarrja në ekspozitën “Pranverë Art”, e organizuar në Tiranë, me mbi 80 artistë nga Shqipëria dhe diaspora, si edhe nga aktivitetet në Kuçovën e tij.

Klement Sina ngriti një linjë të re të qeramikës në Ndërmarrjen NPA të Kuçovës, kur drejtor ishte Kiço Odriçani. Të gjitha makineritë u projektuan dhe u vunë në punë nga ai vetë.

Në gazetën “Kushtrimi” është reklamuar ekspozita e tij e parë me punime qeramike, një fushë së cilës ai iu përkushtua me pasion, me synimin që edhe kjo teknikë të zhvillohej në qytetin e tij.

Në gazetën “Progres”, në faqen e parë, botohet fotografia e Klement Sinës me njoftimin:
“Ekspozita ‘Kunsjkrusn’: Artisti shqiptar nga Décines promovon vallet tradicionale shqiptare”, shoqëruar me foto nga këto valle.

20 maj formohet për herë të parë Këshilli i Ambasadorëve të Paqes për Francën dhe Shqipërinë, i cili vlerëson disa personalitete që kontribuojnë në Francë, mes tyre:
Prof. Aref Matje, Gaqo Apostoli, Kryetari i Këshillit të Paqes për Evropën në Francë dhe pianisti Genc Tukiçi.

Janë dekoruar tri herë nga qeveria dhe vetë Presidenti Emmanuel Macron dy muzikantë të tjerë, një profesor filozofie në Universitetin e Versajës, si edhe Klement Sina.

Do të njiheni gjithashtu me fotografi nga Festat Konsullore në Lion, me Kryetarin e Bashkisë, Ambasadorin e Kosovës, Konsullin e Shqipërisë, si edhe me mikun e tij, profesor në Universitetin e Sorbonës, Aref Matje.

Në fotot e Festës Konsullore në Lion shihet ekspozita e Klement Sinës, ku u promovua edhe libri “Enciklopedia e Personaliteteve në Francë”, i autorit Mentor Hoxha.

Ka fotografi nga takime me Kryetarin e Bashkisë së Madhe dhe të lagjeve, i cili e ka ndjekur dhe falënderuar disa herë Klement Sinën për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Festat Konsullore që Bashkia e Lionit organizon çdo vit.

Në një tjetër foto shfaqet festa e 6-vjetorit të Shoqatës “Vëllazërimi” në Athinë, shoqata më e madhe mbarëshqiptare, e cila këtë vit kremtoi 30-vjetorin. Kryetari i parë i saj ka qenë Albert Zholi.

Do të shihni gjithashtu fotografi nga gazeta e Athinës, nga një festë e organizuar nga Ambasada Shqiptare në bashkëpunim me median, për sportistët më të mirë në Greqi. Medalioni i dhuruar sportistit më të mirë ishte një nga punimet e Klement Sinës, ashtu si edhe shumë dhurata të tjera artistike.

Në disa foto paraqiten personalitete të vlerësuara si:
gazetari i ndjerë Ramadan Bigza, portieri i Kombëtares Strakosha, kompozitori Altin Shehu, gazetarja Seferina Serseni, aktori lezhjan Ismet Zusti, si edhe vetë Klement Sina.

Në vitin 1981, në Ekspozitën Kolektive të Rrethit, Klement Sina fitoi vendin e dytë në gjininë e kompozimit, me një tablo ku disa fëmijë, në një tarracë pallati, lëshonin një tufë tullumbacesh me mbishkrimin:
“Lavdi festave të Nëntorit”.

Ka gjithashtu foto ku aktori Ndriçim Xhepa, në Francë, viziton ekspozitën fotografike të Klement Sinës, i cili ia shpjegon punimet me detaje.

Një seri punësh si Medaljoni i Skënderbeut, Portat Zadrimore, Legjenda e Beratit, si edhe një seri me valle popullore shqiptare, janë realizuar nga duart e Klement Sinës dhe janë dhuruar si çmime për fituesit.

Ky është artisti nga Kuçova që po shkëlqen në Lion të Francës dhe që nuk e ka harruar kurrë Shqipërinë. Edhe këtë vit u kthye për të hapur ekspozitën e tij.

Respekte për këtë artist, që kudo ku ndodhet na bën krenarë!