Dritan Mardodaj

Rreth spekulantëve bashkëkohorë dhe “Lisit Akademik”.
Thomas Frashëri, në fakt Totoni, bën pjesë në ata që unë i quaj “Frashërrllinj fiktivë”, dmth. në atë mori fisesh së zonës së Frashërit, të besimit bektashi apo ortodoks, të cilët ndryshuan mbiemrin e tyre në Frashëri për përfitime duke e zhdoganuar mbiemrin Frashëri dhe duke e kthyer atë në një trademark. Nip i Kristo Totonit Frashërit. Thomasi ishte kryetar e protokollit në kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit
. Organizimi i ceremonisë në fakt linte shumë për dëshiruar: Nuk ishte ftuar asnjë nga trashëgimitarët e Vëllezërve Frashëri, të paktë ishin ata që arritën të merrnin pjesë,duke u interesuar vetë për eventin. Ishte ndaluar pjesmarrja e popullit, si dhe çdo institucioni shkollor,arsimor.
Fjalimi që Totoni mbajti me atë rast,ishte qëllimisht i zbehtë dhe i vakët. Me pak fjalë, ceremonia protokollare në mos i pat bërë dëm figurës së shquar të Mid’hat Frashërit kryetarit të Kongresit të Manastirit, djalit të Abdyli Frashërit Kryetarit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nuk e ka nderuar siç duhet. Thomas Totoni ka publikuar dhe një libër voluminoz, “Frashëri – i shquar, i panjohur: një studim heuristik, për t’i shërbyer historisë”, në të cilin relativizon shumë veprimtarinë dhe kontributet e Vëllezërve Frashëri, Abdyl,Naim,Sami dhe Mehmet, Frashëri, dhe e zgjeron shumë rrethin e frashëllinjve sikur të ishin një klan apo një “mega dinasti”, me një mënyrë të shkruari që do t’i bënte zili ndonjë romancieri zbavitës. Nuk po zgjatëm më tej me librin e Thomas Totonit,pasi z. Artur Shkurti ka bërë një punë të shkëlqyer, dhe të cilin e falenderoj në emër të gjithë Trashëgimtarëve të Vëllezërve Frashëri, me një libër oponencë, KLANI “OXHAKU HEURISTIK” I SHEKULLIT 21 synon përçarjen fetare dhe shkombëtarizimin duke sulmuar Vëllezërit Frashëri, Mësonjëtoren, Rilindjen Kombëtare, kundër mistifikimeve dhe antitezave “totoniane”.
Z. Th. Totoni nga kryetar i AKEP-it,tashmë ka dhe një rol tjetër pompoz, Kancelar i Urdhërave dhe Medaljeve të Republikës së Shqipërisë, dhe është ndër përgjegjësit kryesorë të heqjes së Urdhërit të Lartë “Naim Frashëri” që i akordohet personaliteteve me kontribut të shquar në arsim,kulturë,shkencë dhe letërsi, dhe zëvendësimin e këtijë titulli me një titull që quhet “Lisi akademik”.
Si Th. Totoni ashtu dhe secili nga 140 deputetët e Republikës së Shqipërisë,është njoftuar nga z. Artur Shkurti për këto fakte ,reagimi null,oponenca null. Në një artikull tek revista “Ex Libris” z. Th. T. përshkruan edhe titujt,urdhërat dhe medaljet përkatëse, disa prej të cilave thotë se i ka marrë nga Franca apo nga Anglia, vënde që nuk shquhen për ndonjë dashamirësi të veçantë kundrejt shqiptarëve,përveç, sipas meje, Lord Bajronit dhe Edith Durhamit. Lind pyetja po pse kaq e vështirë është të bësh dekorata “ex novo”, me motive shqiptare, po ky “Lisi Akademik” nga doli?! Pra tek ky artikull përveç konsideratave dhe konstatimeve të mija personale, duhet përmendur dhe shkelja e etikës dhe rregullave studimore dhe akademike, duke mos u përmendur gjëkundi Urdhëri i Lartë “Naim Frashëri”, Urdhër i cili i’u akordua nga presidenti Bajram Begaj, këngëtarës shqiptare me famë botërore, Rita Ora,në vitin 2022, por në vitin 2023 të njëjtin titull do t’a heqin me dekret presidencial të presidentit Bajram Begaj. Këtë fakt z. Th. Totoni e ka shmangur qëllimisht.
Gjithashtu fotografia e medaljes jubilare,prezanton një retushim, të cilën është stampuar,gdhëndur,edhe logo-ja e argjendarisë përkatëse që ka prodhuar medalionin. Në pasyrimin e këtyre fakteve,konkluzionet nxirrimi vetë.