Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Kohë e humbur-Mira Zaho Mëhilli

Kohë e humbur-Mira Zaho Mëhilli

Kohë e humbur
Ndodh që rrugëtim’ i gjatë i jetës,
kundër vullnetit tënd,
qorrsokaqesh të fut,
terrenesh rrethuar me mure,
që mykun kanë si dekor gjendesh.
Mban frymën e zemra ritmin
e rrahjeve ngadalson,
koha si imponuese e fatit mpihet,
abitati i letargjikëve,
shpirtin prej mungesës së dritës të ndrydh.


Mundohesh,
rrezes së energjisë pështjelluese t’i shmangesh,
ndërkohë, vështrime tinëzare,
frikshëm vërdallosen,
ndoshta në kërkim të ndonjë reje,
që ngacmime shpërthimi,
mendjeve mjerane t’u çojë.


Ndodhur fizikisht në të tilla
mjedise, ku prej parrjedhshmërisë
gjenden ujëra të pllangosur,
ndotjen e ajrit ndjen,
trishtueshëm kupton që abitate
të specieve keqëdashëse janë.
Me zemër mundohesh,
larg të qëndrosh, ngaqë fare mirë e di,
se koha pandalshëm rrëshket
e që vitet e jetës, të cilat mbrapsht
kurrë s’mund të kthehen,
hidhërimit të mos humbasin.