Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
"Kongresi i Manastirit"-Dritan Mardodaj 

“Kongresi i Manastirit”-Dritan Mardodaj 

Dritan Mardodaj 

U mblodh Elita e Kombit
Si n’kohën e Vrana Kontit
Shqipëtarë ndër më të mirit
Tek Kongresi i Manastirit.

Fishtë,Luigji dhe Mid’hati
Kryesia u bë gati
U caktua komisioni
S’isht i lehtë ky lloj misioni.

Nga “Bashkimi” dhe “Agimi”
Kishte ardhur delegimi
Nga të gjithë trojet amtare
Për të zgjedhur abetare.

Lidhën besë e u bashkuan
Për t’caktuar gjuhën e shkruar
Me në fund ranë dakortësim
Për një alfabet latin.

Më 22 nëntor
Moren vendimin madhor
T’gjithë anëtarët dhe Kryesia
Brohoritën: – Rroftë Shqipnia!