KORRJE HËNORE

Me gërshëren e hënës së plotë shpirtit ,
Pres frikêrat e mia
Dhe korr guximin për të thënë jo
Mbroj heshtjet mbylljesh,
Ku shkruaj bardhësive gjithë inatin që nuk e thashë kurrë
Dhe fluturoj e lirē mbi një pegasus.
Mes gacash që më shkrepëtijnë sysh
Ndez vetëm zjarre dashurie,
Me ritmin e një gjoku
Që do të prek finishin.