Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Krijuesit, shkrimtarët dhe poetët që farkëtoi Universiteti  Bujqësor i Kamzës-Nga   Spasse    Thanasi

Krijuesit, shkrimtarët dhe poetët që farkëtoi Universiteti  Bujqësor i Kamzës-Nga   Spasse    Thanasi

Nga   Spasse    Thanasi

Universiteti Bujqësor i Kamzës është jo vetëm Monument i Dijes, por edhe një Monument i Artit&Kulturës kombëtare shqiptare. Aty “u pagëzuan” dëshirat e para krijuese të shumë personaliteteve si Teodor  Laco, Namik  Dokle, Qemal  Sakajeva, Cezar  Agimi, Ago  Nezha, Jani  Gusho, Xhevdet  Shehu, Fuat Memelli, Shefqet  Meko, Marash  Mirashi, Ahmet  Mehmeti, Mujo Bucpapaj, Gëzim  Llojdia, Pashko  Gjerkaj, Xhelal  Tosku, Ahmet  Prenci, Mark  Preçi, Klara  Buda, Zef  Gjeta etj që kishin studjuar për agronomi, veterinari, ekonomi apo pyje dhe  sot janë figura të rëndësishme të publicistikës  dhe  të poezisë  shqiptare.

Të gjitha talentet e brezit të viteve 1980 në ILB si Shefqet Meko, Edmond  Kaceli, Feti  Zeneli, Tonin Kacaj, Zef  Gjeta, Vojsava  Zegali,Qani  Sherja, Gjergji Zefi, Emin Kukli, Martin  Leka,  Spasse  Thanasi, Jak  Përpali, Riza  Doda, Bislim  Ahmetaj, Ymer  Hysa, Selmam Mëziu, Ali  Cani, Pashko  Gjerkaj, Gëzim  Llojdia, Agim  Deva, Llazar  Rumnici, Alfred  Gjata, Mimoza  Isufi, Altin Haxhinasto, Ardian  Gjergji,Shkëlqim  Nurja, Robert  Papa, Zamir  Ymeri, Qirjako  Basha, Prel  Ndrevataj, Ana  Doko,Etleva  Puto, Petro  Bereti, Thoma  Vogli, Pëllumb  Cuni, Hysen Kobellari, Pali  Goga, Jakup  Gjocaj, Petrit Kaloshi, Gjovalin Gjeloshi, Lulëzim Keta, Hasan  Domi,Arjan  Alikaj, Monika Spahivogli, Majlinda  Rama,Osman  Xhili  e plot të tjerë e patën gazetën “Studenti i Bujqësisë” tribunën e tyre të dashur ku publikuan krijimtari brilante në poezi, prozë, pikturë apo fotografi artistike. Ka patur shumë student që kishin “dell krijues” dhe tashmë janë autorë të disa librave. Qysh atëhre Shefqet Meko deputoi me tregimet e para “Një grusht dhe”, “Darkë në konvikt”,Ngrohtësi”. “Letran ë zarf të hapur”, “ Do shihemi…”, “Gota e thyer”, “Natë vere”  etj. Plot “nerv letrar” ishin  Gjovalin Gjeloshi, Osman  Xhili, Mark Preci, Martin Leka, Gëzim  Llojdia,që nuk mungonin në faqen e parë të gazetës studentore me shkrime problemore, me reportazhe e studime letrare.

Koha madhore e letërsisë për shumë bashkëkohës tanë ka filluar që në Universitetin Bujqësor me gazetën e famshme “Studenti i Bujqësisë”. Aty u ndje “pagëzimi i zjarrit” të dëshirës për art, letërsi, kulturë, aty u ndje “liria e fjalës” në kushtet e ndaluara politike dhe ideologjike, aty u formua “vetëdija krijuese” me një ngazëllim të çuditshëm të profesionit më të bukur. Dega profesionale e imponuar ishte atëhere vetëm “ombrella” e farkëtimit të talentit në udhën e dijes… Gumëzhiu bukur redaksia studentore nga zërat e poetëve, tregimtarëve, eseistëve, që guxuan të krijojnë bukur jashtë skemës së “Realizmit Socialist”, përtej “doktrinës rutinore të propagandës”,duke“kapërcyer”parrullat e kohës me thirrje revolucionare…Më kujtohet sa bujë bëri atëhere fejtoni i Shito Kadifeja“Kush është Berber?!”, që  arriti deri në godinën e Komitetit Qendror të partisë…

Ishte kulmi i luftës kundër shfaqeve të huaja dhe përjashtoheshin studentë nga Fakulteti për flokë të gjata e pantallona të gjera të modës ekstravagante.

Marash  Mirashi quhej “poeti i ftohtë” se publikonte vargje poetike  me tingëllim hyjnor të vecantë, që në veshin e Partisë quhej “dekadencë”. Ai bëri disa muaj  punë   korektonjëse  në Minierën e Valiasit deri  sa iu dha rikthimi në Fakultet me ndërhyrjen e Skënder Gjinushi, atëhere Ministër i Arsimit. Ky zë i çuditshmëm poeti u bë sinjikativ dhe shumë domethënës në letrat shqipe, me farëktimin e marrë fillimisht në Universitetin Bujqësor. Mbaj mend se ai i tha atëhere me dashamirësi Rektorit Lufter Xhuveli : -“Profesor  më lerë të shkruaj për fushat dhe minierën e mos këmbëngul të më rikthesh “i damkosur” në Fakultet”. Historia u mbyll me  autokritikë në organizatën e rinisë dhe Komitetin e Rinisë së Institutit  ku Ernest Gocaj e etiketoi si “raca  që del nga kafazi !”.

Rebel  dhe  i shkujdesur ishte atëhere edhe Gëzim Llojdia, që nuk gjente qetësi shpirtërore në Qytezë, i ardhur këtu “pa dëshirë” dhe i “imponuar”. Në kundërpeshë  me profesionin e arsimimit të tij, ai gjeti “armën e arsyes”, pasionin me letërsinë, gazetarinë dhe librin.Lexonte shumë, i pëlqente analiza e librave, dashurohej pas vargjeve poetike me tingëllim të veçantë romantik, rrëmbehej pas udhëtimeve dhe rrëfimeve.

Ndaj  shpeshëherë kryeredaktori i  gazetës “Studenti i Bujqësisë” Shefqet  Meko e  dërgonte atë me shërbime krjuese në Lushnjë, Fier e Shkodër bashkë me Qani Sherja, si një dyshe që gjithmonë dilte nga “situata e vështirë”.

Një tjetër krijuese, KLARA  BUDA  shquante për profilin e saj ngadhnjimtar mbi  “rebelimin  e kohës” për “dëshirat e munguara”.Erdhi nga Fieri si një qytetare “ e skalitur” me kulturë e tradita që e ngrinin lart në qiell e nuk e linin “pezull” në sikletin  e patreguar “ të studjoj apo të braktis profesionin ?!”. Dhe qendroi “stuhishëm” ajo duke studjuar, krijuar e shfaqur një imazh  letrar të adhuruar.

Mark Preçi e quante Klarën atëhere “ndjeshmëria e kodrës”, pasi kishte një karakter miqësor të ndjeshëm e të hapur në marrëdhënie me shoqerinë studentore të Universitetit. Por edhe formoi një “individualitet” të veçantë krijues nëpërmjet faqeve të gazetës “Studenti i Bujqësisë”, që për të ishte një “klorofil” në shpirtë.

GËZIM  LLOJDIA :  NË TIRANËN E LETRAVE TË VITEVE 1984

  • Nje memorie e gjatë krijuese përmes gazetës sonë “Studenti i Bujqësisë”

Në ato ditë të hershme të rinisë,ëndërrat dhe realiteti shkrinin bashkë si dy shtresa që s,mund të mbylleshin kurrë.Cdo moment ishte një mundësi e paimagjinueshme për tu afruar asaj bote që ndjehej aq e largët dhe e prekshme në të njejtën kohë. Kërkonim një rrugë,jo thjeshtë përmes fjalëve, por përmes krijimit,përmes artit ku ëndërrat përplaseshin me realitetin dhe ndiheshin më të gjallë se kurrë !…

Dija dhe pasioni kishin gjetur strehën e tyre përmes librave,poezisë dhe kritikës.Ishte një kohë kur çdo fjalë që shkruaje kishte peshë. Një periudhë ku çdo hap i vogël ishte një mundësi për tu ndjerë gjallë, për të prekur jetën dhe botën me fjalë.Të rinjë të mbushur me ëndërra. Të gjithë që ëndërronim që të bëheshim shkrimtarë. Të krijonim një botë me fjalë. Dhe ky moment me ndjesinë e pasigurisë dhe entuzizmit. Të krijonim një botë të tërë përmes fjalëve, një botë ku imagjinata mund të   fluturonte lirisht. Do të na shoqeronte përgjithmonë,si një kujtim i thjeshtë,por i pashlyer kurrë në mendje !.

Në atë kohë, kur ne ishim studentë e shihnim botën përmes syve të rinisë. Dhe gjithçka ishte mbushur me mundësi dhe pyetje pa përgjigje.Vendi ynë ndodhej ende nën sundimin e një regjimi komunist. Mirëpo ai qytet i vogël që na mbante  kishte dicka të vecantë.Ishte një qytet rinie. Dhe secili ndërtonte brenda një ëndërre të paqartë dhe të largët. Qytezë që nuk ishte si çdo qytet tjetër të Shqipërisë. Tëresisht rinor. Prandaj mbante të fshehura “sekrete dhe dëshira”. Atje ku gjithçka ngjante më shumë me një pasqyrë të brendëshme të mbushur me lëvizje të heshtura dhe ëndërra të mbyllura në sirtar… Ëndërra që fluturonin në ajër. Ai gjerbërim ishte një mundësi për tu arratisur në mendime. Jeta në atë qytet për ne ishte një pasuri e paçmueshme. Cdo moment kishte një vlerë të vetën, edhe pse mund të dukeshin të thjeshta. Rrugët e ngushta e të zhurmshme ishin mbushur me të qeshurat e vajzave. Një atmosferë tërheqëse, që ngjallte energji. Një lloj rinie e pavdekshme, që mbante gjithcka të gjallë…Na kujtohen serenatat që bënin korcaret e Fakultetit Ekonomik. Ato këndonin me pasion. Dhe tingujt e kitares dhe këngët ishin si valëzim deti. Vajzat me buzëqeshjet e tyre dilnin në dritare. Rrinin mbështetur tek parvazet dhe shijonin ato momente magjike të qytezës…Ushtonte kënga e njohur “ Në bankat e shkollës moj mike !…”

Dy emra i gdhendëm  dikur

Por unë nuk e di si më ike

Dhe zemrës  i vura një gur !….

Ah, kjo këngë na shoqeronte në ditë të mbarë dhe të vështirë. Këngët kishin fuqinë e jashtëzakonshme për të shoqeruar momentet e jetës. Në bankat e shkollës, moj mike, dy emra të gdhendur në kujtimet tona të rinisë, si ky Universitet i “gdhendur” në gur, siç e portretizon Spasse  Thanasi. Dhe ndjenim çdo prekje të penës mbi letër. Gazeta jonë “Studenti i Bujqësisë” mbartenë kujtimet tona pasionin e rinisë. Kishim një zyrë të vogël në Qendrën Studentore. Një vend ku fjalët ishin më shumë se një rreshtim letre..Fuqi për të ndikuar,për të nxjerrë në pah një botë të ndryshme. Ishte edhe një rreth letrar i ILB-së. Një hapësirë ku fjalët bëheshin art. Atje thirrëm shkrimtarët më të njohur. Elena Kadare, që me penën e saj ndriçonte zemrat femërore, bëmë një bisedë në Godinën Nr,.7 me vajzat konviktore. Elena foli për romanin e saj “Një lindje e vështirë”. Ishim me Shefqet Meko, Martin Leka, Spasse Thanasi etj. Tek Godina Nr. 3 Diana Culina bëri të preknim zemrën e jetës. Apo dhe Teodor Laço që çdo fjalë e tij ishte një dritare në botën e lirisë. Kishte qënë agronom, kur kishte njohur jetën e fshatit. Ishte udhërrëfyes që ndihmonte të kuptonim se letërsia mund të të shpëtonte, mund të të ndryshonte gjithçka. Cdo bisedë me ta ishte një ngjarje e paharrueshme që na mbante gjallë dhe na jepte forcë për të besuar në fuqinë e artit.