Paola A. Mucodemi

Ende jam këtu!
Dhe nëse do më duhet të shkel egon,
sepse vetëm ti mund të zgjidhësh
trimërinë e vetmisë sime.
Sepse të adhuroj.
Sepse dua të jem ajo dorë që hapet
kur e jotja të bjerë.
Sepse vetëm ti mund të më dhurosh atë
që s’do mund të ma jepte kurrë
as e gjithë poezia, as mëshira.
Dashuria nuk është një krua
ku njeriu mund të pasqyrohet gjithmonë.
Është ai hutim i tejdukshëm,
si një veshje e hollë mjegulle.
Ku di ti nga këto?
Ti dëshiron ekstazën.
Ku di ti të prekësh një shpirt lakuriq?
Ti dëshiron mashtrimin e stuhishëm të gjakut,
dhe zemra jote mbetet tërësisht e zbrazët.
Ku e di ti se njeriu
s’mban gjë tjetër veçse
ato që rriten brenda tij.
Dhe gjatë një stuhie
s’para rriten shumë gjëra.
Eh… ku di ti nga këto!