
Kronikë e një perurimi dhe përvjetori- S. Mëziu
Dielli rreze nxehti sapo kishte ledhatur lagjen ku sapo u zgjua. Vera shumë e nxehtë kishte sjellur mjaft shqetësime te kryeqytetasit. Akrepat e orës shënonin 06 e 30 minuta. Urimet për ditëlindjen kishin vërshuar në ekranet e teknologjive të reja. Nuk kishte arsye të mos gëzoheshe. Ishte rrafshina e shkallës së shtatëdhjetë.
Sa kaq në këto mendime, i bie zilja e telefonit. Në ekranin e tij ju shfaq fytyra e Profesor Mark Palnikaj. Ai ishte i shtrirë në një shtrat prej skeleti hekuri. Profesori e uroi:‘’Të kam marrë në telefon të të uroi gëzuar 70 vjetorin e lindjes. U shekullofsh.,, Ishte urimi i parë i drejtëpërdrejtë nga një profesor i përkushtuar, me pasion, kambëngulje dhe vullnet historisë së Shqipërisë me kërkime në arkivat italiane e botime të shumta. Profesori foli me përzemërsi dhe respekt nga spitali Terne i Romës në Itali i shtruar që prej 50 ditësh për probleme në zemër. Ai nën gurgullimën e emocioneve i uroi shërim të shpejtë dhe e falenderoi me fjalët plotë dritë e mirësi.
Makina udhëtoi udhëzave plotë lakore mbi asfaltin e pluhurosur. Ajo sa kaq arriti në qendër të Laprakës në Tiranë. U ulën në një bar kafe. Sa kaq arrin aty nga Peshkopia, poetja Miranda Troci Derti, pastaj poeti i mirënjohur dibrane Ilmi Dervishi i shoqëruar nga gazetari e shkrimtari Shaqir Skarra. Poeti dardhjan i dhuroi një album shumë të bukur. Duke kaluar për te ndërtesa e univesitetit e përshëndeti inxhinieri i pyjeve Qamil Brahimi, ardhur nga Puka. Pastaj i afrohet i buzëqeshur ish bashkënxanësi i Shkollës së Mesme Pyjore, nga Cernaleve e Shishtavecit Mefail Fejzullai. Sigurisht ai përshëndeti ngrohtësisht sigurisht dhe i emocionuar.
Në sallën e ndërtesës A të Kolegjit të Universitetit të Biznesit fjalën e hapjes dhe drejtimin e përurimit të librave e bëri Sekretari i Përgjithshëm i Kolegjit Univesitar të Biznesit Prof. Shpëtim Cami. Ai pasi i përshëndeti dhe uroi mirëseardhjen të pranishmëve që kishin mbushur sallën plotë e përplotë, foli mbi rëndësinë e kësaj veprimtarie. Më pas fjalën ia dha dekanes të K.U.B. Prof. Vjollca Bakiu. Ajo foli mbi rolin e mjedisit qytetar, natyrës dhe përkushtimin e autorit të dy librave Dr. S. Meziu mbi atë.
Në foltore u thirr mjeshtri i madh e shkrimtarit Halil Rama i cili kishte pregatur një material mbi librin ‘’Përpushje në tisin e kohës.,, ku ndër të tjera ai theksoi: ‘’Në këtë ditëlindje jubilare, si mik i tij, i përcjellë urimet më të përzemërta për jetëgjatësi mbi një shekull, me këtë vitalitet e shpirt krijues që ka aktualisht, me shëndet, mendje të kthjellët dhe lumturi pafund.,, Materiali u botua ne disa gazeta shqiptare. Pastaj ai i dha Dr. S. Mëziut Ҫertifikatën Mirënjohëse dhënë nga ‘’Akademia Shqiptare e Shkencave,, firmosur nga Prof, Skënder Kodra. Mëziu e falenderoi pafundësisht Akademinë për këtë vlerësim shumë të çmuar.
Në emër të Shoqatës së Specialistëve të Pyjeve fjalën e mori inxhinier Gjon Fierza i cili me kujtimet që solli nga njohja me Dr. S. Mëziun prej më se gjysëm shekulli u përlot nga sytë duke emocionuar biles dhe përlotur disa nga të pranishmit. Ai i dhuroi autorit një portret të krijuar nëpërmjet inetligjencës artificiale shume të arrirë e kuptimplotë. Ndërsa në faqem e murit të auditorit të ftuarit ndiçnin me kureshtje e vemendje, ‘’Në gjurmët e jetës të inxhinier S. Mëziu.,, të projketuar fotografi,pregatitur mjeshtërisht nga inxhinier Gjoni.
Shkrimtari, poeti, historiani gazetari, Sakip Cami në referimin e tij theksoi: ‘’Në 70 vjetorin e tij, Dr. Selman Mëziu vjen me librin e tij të 13-të “Përpushje në tisin e kohës.,, libër me publicistikë problemore, studime, mendime, vezhgime rreth realitetit tonë sot, por edhe të këtyre 36 vjetëve të tranzicionit të gjatë.,, Materiali u botua edhe në disa gazeta si ‘’Destinacion,, ‘’Fjala e Lirë.,, etj
Inxhinieri i pyjeve, poeti, historiani, veprimtari i shquar shoqëror, Kryetari i Shoqates Ekologjike, Elbasan Inxhinieri i Pyjeve Ahmet Mehmeti foli me entuziazëm dhe vlerësime për S. Mëziu, pastaj i dhuroi librat e tij të fundit ‘’Abedin Dino, Martir i bashkimit kombetar.,, Tirane 2026 dhe ‘’Dhembja plas Shkembin.,, poezi Shtepia botuese ‘’ADA,, 2026.
Në vazhdim fjala ju dha Profesor Mihallaq Kotro i cili ndër të tjera theksoi se si ish studenti im S. Mëziu ka shkruar aq shumë libra sa që nuk na i nxenë biblioteka, prandaj që tani e tutje është mirë që të na i dhuroi në CD.,, Mbi librin “Klithmat e pyllit dhe mjedisit” të Dr. Selman Mëziut u ngjit në foltore Dr. Abdulla Diku, i cili tha ndër të tjera; ”Vlera e kësaj vepre qëndron edhe në guximin e autorit. Ai nuk zgjedh rrugën e heshtjes. Ai emërton problemet, denoncon dëmet, ngre pyetje dhe propozon zgjidhje. Edhe kur mendimet e tij mund të jenë të forta, ato burojnë nga përgjegjësia profesionale dhe qytetare ndaj një pasurie që nuk na përket vetëm neve, por edhe brezave që do të vijnë.,,
Poetja reçjane Miranda Troci Derti uroi autorin e dy librave për ditëlindje duke thanë se ne nga Dibra urojm: ‘’Rrofshi sa mali i Korabit.,, Ajo i dhuroi Dr. Mëziut dy librat e saj të fundit me poezi ‘’Zëri i vendlindjes,, dhe ‘’Aty ku gdhendet fjala.,, Ajo shkroi edhe një kronikë mbi përurimin e librave dhe koktein që u shtrua për ditëlindje e cila botua në faqet e internetit dhe në disa gazeta.
Rradha i erdhi për t’u ngjitur në foltore poetes së mirënjohur Bulqizake Barie Boba Ҫupi. Ajo pasi uroi autorin për librat dhe si një ndër mbrojtësit më të shquar të natyrës i dhuroi autorit një kuti me mjete për të dizenjuar harta gjeografike. Bashkëmoshatarja dhe mbesa e autorit inxhinieria Fetije Voka Kapxhiu foli mbi disa kujtime të shkollës tetëvjeçare etj, e pastaj i dhuroi një tufë lule me aromë natyre vendlindje ku në biletën uruese shkruhej ‘’Urime! Mbi 100 vite të shëndetshme e të lumtura, i dashur Daja e moshatari im…,,, Poetja Dodona Qosja recitoi poezinë e saj kushtuar autorit dhe tmerrit të zjarreve në pyjet shqiptare shkruar me shpirt e frymëzim ledhatues.
Në foltore arrin Z. Emirjana Fili me një ‘’Ҫertifikatë vlerësimi,, nga Qendra ‘’Franklin,, firmosur nga Prof. Sh. Cami të cilën ja dhuroi Dr. S. Mëziut, duke lexuar edhe motivimin.
Nga Torontia profesor Bajram Xheko do te shkruaj ne shkrimin e urimit te 70 vjetorit te ditelindjes se tij: ‘’Nëpërmjet penës së tij të mprehtë të kudo ndodhur, bashkë me përkushtimin, ritmin, intensitetin dhe vullnetin e një të riu që është i dashuruar dhe i pasionuar pas pyjeve, Selmani ka dhënë dhe vazhdon të japë pa rreshtur, si specialist në terren dhe si publicist i mirënjohur, gjatë një harku kohor mbi tri dekada, një kontribut të çmuar në dshërbim të pyjeve dhe të mbrojtjes së pasurisë pyjore të vendit tonë.,,
Doktori i shkencave pyjore Parim Ҫarçani në nje shkrimkushtuar Dr. Selman Mëziut në 70-vjetorin e lindjes dhe përurimin e librit “Klithmat e pyjeve dhe mjedisit,, do të nxjerr në pah për këtë libër:
‘’Ky studim është një rikujtesë e fuqishme dhe e domosdoshme për të gjithë: mbrojtja e ekosistemit dhe ruajtja e balancës bioekologjike. Ti e shpreh me forcë atë të vërtetë që ne pylltarët e kemi ndjerë gjithmonë: Erozioni, gryerjet e formimi i prroskave duhet të luftohen në origjinë, tek shkaku! Përmbytjet në fushë janë vetëm pasojat e keqmenaxhimit dhe shfrytëzimit të pamëshirshëm të pyjeve aty lart në kodra e male.,,
Ndërsa biri i Lurës poeti prozator Hamdi Hoti në faqen e tij në fb. me datën 20 gusht 2026 i përkushtoi një shkrim në stilin e tij mëvetës ku ndër të tjera shkruan: ‘’Tematika e librave është e gjerë: shpirtërore, profesionale, historike, etnokulturore, peizazhike, estetike, floristike, ekologjike, hidrologjike, biologjike, sociale. Dhe, mbi të gjitha, ofron edhe zgjidhje shkencore.,,
Në mjetet e komunikimit modern poeti i mirenjohur dibran Demir Rusi hodhi poezinë ‘’Promovim në përvjetor lindje.,, të sapo krijuar me plotë mirësi, varg elegant që i shembëllente një kronike poetike. Poeti, gazetari, historiani i ardhur nga Kurbini Ymer Hysaj krahas poezisë ‘’Përvjetori yt.,, kushtuar Dr. Meziut shkruajt edhe një kronikë të shkurtër të veprimtarisë përuruese dhe koktejt të shtruar në barkefe. Kurse një analizë psikologjiko- letërare e mbresëlanëse ka shkruar i mirënjohuri Adrian Sulo. Në artikullin në faqen e tij në fb, me titull:’’ Një urim i vonuar për 70 vjetorin e Dr. Selman Meziu-t,, ai ndër të tjera hedh mendimin e guximshëm: ‘’Selmani është njeriu i vet aktualizuar që mendon se natyra është pasuria më e madhe që kemi dhe ndaj vazhdon t’i përkushtohet asaj.Nuk besoj se do të ndalojë sa të ketë frymë së paku deri nga viti 2056-të.,,
Ai mirëpriti dhuratën e inxhinierit të pyjeve Kleanthi Mandi, një gdhendje në dru të një profilit arkitekturor të qytetit muze të Gjirokastrës. Gjithashtu u emocionua nga dhurata kuptimplote e inxhinierit pylltar Ali Elezi (Buçpapaj), dy portamina, rrezatim bukurie nga kryeqyteti belg, Belgjika ku ai është syrgjinosur. Vëllai i tij Ramadani erdhi në këtë përvjetor me dhuratën penë e mbajtese simbolike mjaft domethanëse.
Pas shumë fotografishë (391 të gjitha edhe të dhuruara) të bëra me shumë mjeshtri nga dibrani i apasionuar pas saj Fehmi Lleshi, kaluam te bari përbri Godinës A ‘’Cream Caffe,, ku u shtrua një koktei dhe mbi një tort ku ishte shkruar: ’’Shkruaj për një botë ku mjedisi të mos ketë nevojë për mbrojtje! Gezuar 70 vjetorin. ,, atij ju urua ditëlindja me shumë përzemërsi, dashuri dhe respekt. Autori me ndihmen e tre fëmijëve të tij, Mikelit, Alesies dhe Sarës ju dhuroi të pranishmëve kopje librash me dedikime.
Gjatë përurimit e koktejt ai gjeti ngrohtësinë, dashurinë dhe vlerësimin kulmor të të gjithë të pranishmëve edhe të motrës së tij Ramies. Pastaj ato u larguan të përcjellur e përshëndetur nga familjaret dhe përqafimet e ngrohta të autorit të librave dhe festuesit të përvjetorit të shtatëdhejtë të ditëlindjes.
Tiranë 23.08.2026 S. Mëziu