Kryengritësi dibran që u var në mes të Sofies në vitin 1916-Nga Sakip Cami

 Beqir Hasan Cami, (1880 – 1916)

Nga Sakip Cami

Kanè kaluar 110 vjet nga dènimi me varje né mes tè Sofjes né vitin 1916 gjatè Luftès sé parè Botèrore i Beqir Hasan Camit dhe as nuk èshtè shpallur dèshmor i Atdheut, as nuk ka varr pèr tu kujtuar.

Kam shkruar edhe mè parè fare shkurt pèr kètè hero tè panjohur, por tani nuk duhet ta lèmè mè né harresè,  kurrèsesi.

Nipi i tij Hajri Cami po kèrkon eshtrat e tij, qè edhe ai tè ketè njè varr si tè tjerèt, ndonèse meriton pèrmendore.

Eshtè detyrè shtetèrore dhe detyrim moral qè personeli i Ambasadès Shqiptare né Sofie nèpèrmjet arkivave bullgare tè gjejè vendimin e dènimit dhe vendin e eshtrave tè tij.

Veterani Uke A. Cami né  biseda tè lira dhe né librin e tij me kujtime “Shpirti ynè liridashès” ka shkruar pèr kètè hero. Babai i tij Abdullai, vèrsnik me Beqirin, ja kish treguar rezistencèn ndaj bullgarève né vitin 1916 gjatè Luftès sé parè Botèrore tè dibranève dhe tè bashkèfshatarève tè tij, tè tè rènève né kètè luftè Feta Cami, komandant çete, Ramiz Cami dhe Beqir Cami. Pengu ishte se Beqiri ishte varuar né Sofie tè Bullgarisè dhe ishte pa varr.

Né vitet 1941 – 1942, 19 bij tè fisit Cami pèr rezistencè ndaj fashizmit dènohen dhe vuajnè dènimin né burgun e Burrelit, ndèrmjet tyre edhe tre djemtè e Beqirit, Limani, Hasani dhe Rifati.(Shih foton e burgut, 1942)

Por pas çlirimit tè vendit kèto tre familje u bènè pre e luftès sé klasave dhe u shpallèn kulakè, pa triska fronti e pa tè drejta themelore.

Ata e morèn statusin e Veteranit tè Luftès Antifashiste Nacionalçlirimtare né vitin 1994, me ardhjen e demokracisè.

Feta Cami dhe Ramiz Cami janè dèshmorè tè Atdheut, ndèrsa Beqir Cami nuk èshtè dèshmor edhe sot e kèsaj dite.

Historia

Më 14 tetor 1915 Bullgaria i shpalli luftë Serbisë. Ushtria bullgare, pasi kaloi kufirin shtetëror, më 21 tetor pushtoi Kumanovën dhe më 22 tetor 1915 pushtoi Shkupin. Pas pushtimit të Shkupit, trupat bullgare, kryesisht nga radhët e Armatës së Parë bullgare, vazhduan marshimin drejt trevës së Pollogut dhe më tej në jug. Ndërkaq, përpara mësymjes (ofensivës) së trupave bullgare, trupat serbe mbrapseshin dhe tërhiqeshin në drejtim të Dibrës dhe të Strugës, me synim të arrinin në bregdetin shqiptar të Adriatikut.

Krerèt esadistè kishin marrè prej Francès dhe Serbisè (aleate e Francès) shumè para pèr rekrutimin e 2000 vetave, por nuk patèn sukses né kètè drejtim, sepse nuk gjetèn pèrkrahjen e banorève, tè cilèt bènin pjesè né çetat e Feta Camit né Viçisht dhe tè Dan Camit né Sepetovè. Kèto çeta i thyen Forcat serbo-esadiste, tè cilat u detyruan tè tèrhiqeshin brenda kufirit shtetèror tè vitit 1913. Pèrpjekja u bè né pèrroin e Tèrbaçit. Ndèrsa né Sepetovè organizoi pritèn çeta e Dan Camit.

Forcat bullgare, ndonèse tè rreshtuara né frontin tripalèsh, kur vinte puna pèr Dibrèn, kèrkonin territoret dhe sulmonin bashkè me serbèt. Serbia pèr ta bèrè tè vetèn komplet Dibrèn dhe pèr tè realizuar èndrrèn e daljes né det, né Durrès, ndèrsa Bullgaria pèr tè marrè Gollobordèn dhe gjithè Dibrèn pasi kishte pushtuar tè gjitha trevat verilindore shqiptare, Strugè, Gostivar, Tetovè dhe Kèrçovè.

Pèr shkak tè qèndresès sè çetave tè Feta Camit dhe tè Dan Camit, shtèpitè e Camajve u bènè preja e parè e armikut, shkruan historiani Gazmend Shpuza.(“Kryengritja fshatare e Shqipèrisè sè Mesme)

Forcat bullgare sé bashku me ato serbe hynè né fshatin Viçisht dhe vranè komandantin e çetès Feta Cami, i cili i kishte penguar pèr 4 vjet rresht qè tè kalonin kufirin shtetèror. Nè fshatin Jamè midis Sepetovès dhe Dibrès sé Madhe vranè Ramiz Camin,

Pastaj né Viçisht arrestuan Beqir Camin, tè cilin e morèn me vehte.

Mè vonè u muar vesh se e kishin varur né Sofie pèr rezistencèn qè u kishte bère trupve bullgare.

Bullgarèt vranè dhe internuan né kampet e pèrqèndrimit tè Gjermanisè luftètarèt nga Stebleva Elez Hoxha, Emrulla Feta, Isuf Bale, Ismail Shabani, Rakip Avda dhe Ajdin Gruja.

Mè 1 janar 1916 batalioni i parè i Regjimentit 14  tè Divizionit tè Shkupit tè ushtrisè bullgare nèn komandèn e majorit Kolorev hyri né qytetin e Peshkopisè dhe me datè 10 janar 1916 Bullgaria shpalli qeverinè e pèrkohshme me kryeministèr Hasan Basriun, ish deputet i Dibrès né Mexhlisin turk tè vitit 1908.

Mè 4 mars 1916 atdhetarèt ostrenas Elez Koçi dhe Qazim Duka, tè mbèshtetur nga bashkèfshatarèt e Gollobordès u pèrpoqèn ta bènin Gollobordèn krahinari shqiptare.

Por natèn e 4 marsit 1916, shkruan Haki Stèrmilli (Dibra né prag tè historisè faqe 203), njè kompani ushtarèsh bullgarè e kaloi Drinin dhe hyri né fshatin Ostren. Kèrkuan shtèpi mè shtèpi gjoja se mos gjenin armè e municion, por né fakt kèrkonin tè arrestonin organizatorèt Elez Koçi dhe Qazim Duka, tè cilèt i arrestuan dhe pas disa ditèsh i vranè pèr faktin se kèrkonin qè flamuri shqiptar tè valvitej né Krahinarinè shqiptare tè Gollobordès.

Që nga pushtimi e në vazhdim, ushtria bullgare furnizohej nëpërmjet rekuizimit. Ndaj dhe autoritetet bullgare ndërmerrnin fushata të rekuizimit të të mirave materiale, por dhe fushata të çarmatimit dhe të rekrutimit për nevojat ushtarake.

Objekt i rekuizimit ishte pasuria e gjithmbarshme e popullsisë; kafshët e trasha dhe ato të imta, si dhe prodhimet bujqësore dhe blegtorale. Ushtria bullgare bënte rekuizimin e vlerave materiale pa asnjë shpërblim në të gjitha vendbanimet; fshatra e qytete. Në këtë kuadër, në të gjitha rrethet e pushtuara qenë formuar “komisione” për rekuizimin e çdo gjëje që po prodhohej.„Komisionet e rekuizicionit“ që nga viti 1916 bënin rekuizimin edhe të atyre pak prodhimeve që i siguronte popullata për nevojat e ushtrisë bullgare. Fillimisht autoritetet bullgare rekuizonin të dhjetën e drithit dhe pastaj dhe sasinë e mbetur. Gjithashtu, popullatës iu mor dhe bari e kashta (vërrini), por dhe leshi i dhenve dhe dhentë, kuajt dhe qetë. Ndërkaq, edhe transportimi i tërë mallrave të rekuizuara (drithëra, vërri etj) nga fshatrat në qytet, bëhej me mjete transporti të rekuizuara nga fshatarët, me çka dhe më shumë goditej ekonomia familjare. Me fushatat e rekuizimeve thellohej dhe më shumë varfërinë e përgjithshme ndërpopullatën.(Prof Halim Purellku, “Pushtimi bullgar i trevave verilindore shqiptare”)

Fjalèt e fundit:

Pèr procesin e dènimit dhe dokumentacionin nuk èshtè bèrè asgjè e ditur dhe e qartè, por fjalèt e fundit tè kètij heroi ishin:

“Mè thonè Beqir Cami

Jam nga Shqipnia

Nuk guxon kush

Tè prekè trojet e mija”