Florentina Skendaj
Kur flas me veten,
kur më mungoni ju,
kur më mungon ti…
~
Moshë e djegur
Midis trumëzezave,
krye nxjerrin fijebardhat
e themi:
U poqëm!
A, thënë më saktë,
u moshëdogjëm…
~

Po juve të ndyrë?
Në përballë kam,
të atyre,
që vdiqën atëherë,
në kohën e urisë,
fotografitë
e nëse përtyp,
më ndjehet vetja,
qoftë dhe krejt e pafaj,
e ligë…
~
E drejta e autores e rezervuarë.