Kurrë mos ardhtë ky dreq sistem- Gashi Radisheva

Kurrë mos ardhtë ky dreq sistem
Me kafshatë të kapërdime
e mban skllavin për çfrytëzimin
e për ashtëthamit pencjonistë
fort i dhimbset një thërrime
ky sistem që shkelmon prindin.

Por i dobëti ta ban gjamën
çahet toka kur në kam çohet
e kot pisket,
se po të baj be’ s’të del dermani,
e veç me Zotin e matë forcën
ky i dobëti ia shplon vorrin e ta kan nanën.

Ngadalë beg se ka hendek
o padron more gobsek
e nuk kalohet jo aq lehtë
bjen kryengulë e kurrë nuk del
e përmas teje të vjen kush të vjen,
por kurrë mos ardhtë ky dreq sistem.