Gezim Llojdia

1.
Poeti mirënjohur Sadik Bejko postoi diku nga data 10 shtator në faqen e tij sociale të FB disa vjetë më parë. Këtë shënim të shkurtër, kushtuar njërit prej poetëve të qiejve ,lirikut më të madh shqiptar Lasgush Poradeci.
…
Bjenë Telat
Bjenë Telat ven e vinë,
Po na tundin Shqipërinë,
Toskerin, Gegërinë,
Me çdo vend me çdo krahine:
Që në Shkodër në Janinë,
Që në Vlor’ e në Prishtinë:
Opopo ç’’fitoj Lirinë !
Opopo ç’u ngrit rrëmeti!
Seç u tunt si vale deti:
Posi det që vjen me valë,
Po vjen rëndë e me ngadalë,
E po ndjek Smail Qemalë:
Smail-burri i shpje në Vlorë
Me Flamur të kuq në dorë,
Me Flamurin e Lirisë,
Mu ndë thelp të Shqipërisë!
Shqipëri moj Shqipëri!
Hidhe lark atë shami
Që të treti në të zi
Në vajtim e robëri!
…
Ky variant i poezisë Rapsodi (Bjene telat) të Lasgush Poradecit gjendet në hyrje (fq 5) te librit Kujtime të Ismail Qemal Beut, botuar për herë të parë shqip në Toronto Kanada, me përkthim nga anglishtja të Reshat Agaj.Në librin Lirika, botuar në vitet 1960, kjo rapsodi vjen në një variant ndryshe.
Kam dy pyetje.
Ka variante të tjera kjo poezi?
Pse është botuar në disa variante?
Mbase se atëherë në komunizëm nuk lejohej të përmendeshin top ose etnike jashtë kufijve ë vitit 1913 si Janina a Prishtina?
Mbase se Lasgushi i përpunonte në disa variante poezitë?
Të tjera përgjigje di të japë njeri?
…Gëzim Llojdia:Poezia e parë është marrë nga Kalendari Kombiar 1900 :e dyta Bjenë telat nga Lasgushi .
Përkthyesi Reshat .A ka qenë stenograf ka punuar me Petro Markon te gazeta Bashkimi i cili e ka mbrojtur disa herë. Kishte kulture dhe ishte anëtar i BK dhe më vonë mbështetës i Leka Zogut ka punuar edhe për gazetën e Legalitetit ,libri ka edhe një skicë nga shtëpia e Vlorajve e flamurit:ka foto dhe disa faksimile të I.Qemalit si dhe një parathënie të shkruar nga Sefa Vlora.(Shënim një kopje të këtij botim e kam unë)
…Gëzim Llojdia :Prsh Sadik Bejko :Poezia :”Rapsodi Popullore” :Bjene telat :që përkthyesi Reshat Agaj ka vendosur në hyrje të kujtimeve është marrë nga vëllimi poetik :”Ylli i zemrës “Bukuresht 1937.
2.
Përkthyesi R.Agaj shkruan këtë dedikim:u kushtohet dëshmoreve te atdheut dëshmoreve te flamurit a tyre që ranë ne çdo vent dhe në çdo kohe për Shqipërinë e lirë e të pa varur për flamurin e shenjtë të Scanderbe Kastriotit dhe të Ismail Qemalit.
3.
Një fillesë e çuditshme: dy poezi në faqen 5. Fryte dritë e Shqipërisë,/ nga qytet i erret,/Ti veç dermën tin dhelpërisë/E të gëzoç na të mjerët./ Ti që kur dole në jetë/, Që kur bëri nëna djalë,/ Kokën e mbajte përpietë/ Edhe shpirtin zjarr e valë.
(Nga “Kalendari Kombiar” i vitit 1900) (Kushtuar Ismail Qemalit nga Poeti i ri i asaj kohe Duçe J. Baba)
Poezia e dytë që është renditur pas kësaj i përket lirik Poradeci(“Bjene Telat” — Rapsodi nga poeti Lasgush Poradeci).
4.
Poezia e Duce J.Baba është suprizuese ngase edhe koha e shkruar i përket vitit 1900 .Është koha kur në vjeshtë ,Naimi mbylli sytë për tu bërë i qiellit.Nuk ka aspak dyshim. Kjo metaforë është gjuha e ëmbël shqipe. Këtë gjuhë e përshkon drita.Shuarja e Naimit një ditë vjeshte në Stamboll,nuk do të linte vendin bosh të poetëve shqiptarë.Dukej se një tjetër muzg vjeshte,po pllakoste përmbi shqiptarët. Përpara tij në fushë të tjerë rilindas, kishin zbritur.N.Veqilharxhi, Th.Mitko, J.Vreto, P.Vasa, K.Krstoforidhi.Koha e rezervuar për Naimin ishte mes viteve 1811-1900. Përtej këtij kufiri të gatshem,prisnin te fillonin “mësymjen”në letrat shqipe të tjerë. Mbrinte koha e Andon Zakos, Z.Serembes, N. Mjedes, etj.P as lotit dhe dhimbjes, që shoqëronte shuarjen e tyre,ishte gati “skalioni” tjetër. Mirëpo koha e Dulce J.Baba është tashmë, ai cilësohet: Poet i ri dhe poezia e tij është flakëruese.
5.
Mbas këtij prezantimi ka shumë mistere dhe pyetje. Është e natyrshme në një hapësirë të tillë kohore kaq të largët.
-Kush është ky poet i ri i quajtur Duce J.Baba?
-A mos vallë është ndonjë pseudonim?
Begzat Balliu Universiteti i Prishtinës jep një përgjigje të tillë se nuk e ka hasur këtë emër ndonëse e ka shfletuar “Kalendarin kombiar”.
Dr.N. Mërkuri Universiteti i Vlorës, thotë se duhet të jetë një pseudonim.
Informata më të sakta mund të japin N.J,Rexhep Qosja,apo Dr Moikom Zeqo. Nëse e kanë hasur diku këtë emër dhe kush fshihet pas këtij emri duhet të bëhet i njohur për shqiptarët. Reshat Agaj kur ka përkthyer librin e ka vendosur këtë emër në krye të faqosë ,përkthyesi mund të ketë pasur dijeni se kush ishte DuceJ.Baba,emër i vërtet apo pseudonim.Duhet të dimë edhe faktin deri në vitet 60 në Romë botohej:”Gazeta Flamuri’ dhe në emigracion një sërë gazetash që i përkisnin të mërgatës shqiptare ,që gjendej përtej oqeanit dhe më gjerë saj. Duke kërkuar për kalendarin kombiar ,“Kalendari Kombiar (1897-1916, 1926,1928), botim i përvitshëm enciklopedik kulturor, letrar e politik i shoqërisë “Dëshira” të Sofjes. Numri i parë doli më 1897 me titullin “Ditërrëfenjësi” (kalendari) Kombiar” dhe nga viti 1901 e deri në fund u titullua “Kalendari Kombiar”. Gjatë viteve 1897-1900 u drejtua nga Kristo P. Luarasi me Kosta Trebickën dhe më pas edhe me Nikolla Naçon. Pas vitit 1900 botues i vetëm ishte Kristo Luarasi deri në numrin e fundit.
6.
Në prag të shekullit XX, letërsia shqipe gjendej në një çast të rrallë të dridhshëm: nga njëra anë mbyllja e epokës së Naimit, poeti i shpirtit kombëtar, dhe nga ana tjetër lindja e një brezi të ri që kërkonte t’i jepte zë identitetit që po farkëtohej. Ishte koha e revistave të diasporës, e shtypshkronjave të Sofjes, Bukureshtit, Stambollit, Kajros, një hartë letrare që shpërfaqte shpirtin shqiptar në udhëtim të përjetshëm. Pikërisht brenda kësaj hapësire, në vitin 1900, shfaqet enigmatik një emër i panjohur: Duçe J. Baba, autori i një poezie kushtuar Ismail Qemalit, e botuar në Kalendari Kombiar.
Ky emër qëndron në kufirin ndërmjet reales dhe hijes, një pseudonim që, si shumë të tjerë të kohës, synonte të mbronte autorin ose të krijonte një distancë poetike. Vetë përdorimi i një titulli të pazakontë për atë periudhë “Duçe” e përforcon idenë e një maskimi të qëllimshëm. Nuk ishte e rrallë që autorët e rinj, ende të pasigurt ose të rrezikuar politikisht, të përdornin mbiemra letrarë për të hyrë në botën e botimit pa ekspozuar identitetin e tyre.Por përtej misterit të emrit, ajo që mbetet e rëndësishme është jehona letrare e vargjeve të tij. Poezia e Duçe J. Babës është një flakë e vogël në errësirën e asaj kohe, një zë i ri që ngrihet në momentin kur Naim Frashëri sapo është shuar dhe një brez i tërë studiuesish e shkrimtarësh përpiqet të kuptojë se kush do ta mbajë të gjallë atë zjarr poetik. Vargjet e tij, të drejta e të zjarrta, përshkohen nga një adhurim dhe besim pothuaj naimian. Shqipëria përfytyrohet si një dritë që duhet ta shpjerë popullin nga errësira në vetëdije. Në këtë kuptim, poeti i panjohur mishëron shpirtin rilindas, aty ku ideali është më i rëndësishëm se vetë emri.
7.
Ndërkohë, pranë kësaj poezie të vitit 1900, qëndron një tjetër tekst rapsodia “Bjenë telat” e Lasgush Poradecit, e botuar fillimisht para viteve 1930 .Ky paralajmërim i ngazëllyer i Lirisë, që ndjek hapat e Ismail Qemalit drejt Vlorës, përbën një shembull të shkëlqyer të mënyrës se si historia kombëtare merr trajtë poetike në duart e Lasgushit. Fakti që kjo rapsodi ekziston në variante të ndryshme nuk është rastësi: Lasgushi punonte vazhdimisht mbi poezitë e tij, ndërsa botimet e kohës së komunizmit shpesh i ndryshonin referencat që dilnin jashtë kufijve politikë të viteve 1913.
Krahasimi mes këtyre dy poezive, të botuara në të njëjtën faqe të një vëllimi dhe të mbledhura më vonë në botimin e kujtimeve të Ismail Qemalit, krijon një dialog interesant letrar. Nga njëra anë, një poet i panjohur i mërgatës, që e sheh Qemalin si simbol të së ardhmes, nga tjetra, Lasgushi, një zë i pjekur që i jep ikonës së Vlorës një dimension epik. Bashkë, ato formojnë një urë që lidh ndjenjën e rilindjes me poezinë moderne.
Në këtë kontekst, enigma e Duçe J. Babës bëhet më shumë se një pyetje bibliografike. Ajo është një kujtesë se letërsia shqiptare është e mbushur me zëra të humbur, me autorë që kontribuuan pa kërkuar famë, me njerëz që lanë gjurmë në një faqe të vetme botimi, por jo në manualet shkollore. Poezia e tij është dëshmi se historia letrare nuk ndërtohet vetëm nga figurat e mëdha, por edhe nga zërat e vegjël që përzihen me to, si yje të vegjël rreth një dielli të madh.
Në fund, ajo që mbetet e sigurt është fakti se Kalendari Kombiar ishte një laborator i gjallë i shpirtit shqiptar: aty u takuan debutuesit dhe mjeshtrat, anonimët dhe emrat e mëdhenj, zërat e mërgatës dhe të vendit. Duçe J. Baba, qoftë pseudonim apo emër real, ka vendin e tij në këtë galeri, sado i vogël të jetë ai. Poezia e tij nuk mbetet vetëm si një tekst i botuar në vitin 1900, por si një thirrje e ndritur në horizontin e një kombi që kërkonte veten nëpër fjalë.
Ne foto ne 100 vjetorin e pavaresise.