
Legjenda e Gurit të Senit
Pak i kërrusur, me sytë nga lumi
“Gur i Senit” mbushur me ligjerime
Dremit e sa nuk po e merr gjumi
Brenda shpuzë mban ato kujtime
Kur i plotfuqishmi kopaçen mori
Kopaçin në dy pjesë e ka ndarë
Grabovën nga mbytja e shpëtoi
Shpërtheu uji fuqishëm valë-valë
Vala e lartë çdo gjë përpara vuri
Gurë, drurë, mullinj dhe bagëti
Grykën e bllokon një gjigand guri
Gur i zi i stërmadh sa tri shtëpi
Grabova përsëri po mbytej, liqen
Kokforti gur,s’ luante në asnjë anë
I plotfuqishmi i mençëm rrugë gjen
I jep forcë dhe gurin ngre havandan
Guri i inatosur shfryn duke rrotulluar
Ka vënë përpara ura, bagëti, pemë
Rrugë mullinj e shtëpi shkatërruar
Me ujin valë-valë po tundëte dhenë
Shënepremtja dha alarmin e rrallë
Seni, burri që rrezatonte mirësi
Me njerzit të keqes i del përballë
Të shpëtojnë njerëz, vegla bagëti
Guri së bashku me ujin e teptisur
Pak nga pak, tani po i binte ai inat
Dalë- ngadalë duke u rrukullisur
Kërkon me sy ku të gjente shtrat
Guri para një sheshi zuri vend
Vala e re e ujit me furi shpërtheu
Guri me rrukullisje ku desh u gjend
Vala e tërbuar ç’ gjeti para rrëmbeu
Zëra dhe zhurma përzier prej fatit
Larg dëgjohen dhe shpërndahej
Lumi aty mbyti gjysmën e fshatit
Seni me shokë nga jeta po ndahej
Tri herë u përpoq i gjori Sen të delte
Kapur pas degwsh, njw fwmi nwn sqetull
Me keqardhje vinin zërat e fukarasë
E hataja e madhe e pa pritur u bë
Zëra e qarje erdhen nga Guri Kalasë
Pastaj u zhdukën e nuk u dëgjuan më
E hataja e madhe e pa pritur u bë
Zëra e qarje erdhen nga Guri Kalasë
Pastaj u zhdukën e nuk u dëgjuan më
Pas ca ditë në fshat u vendos qetësia
Zakonet si do tradita të gjitha u bënë
Një ditë aty në fshat mblidhet paria
Thanë:“Kemi lënë një emër pa vënë.”
Guri në shesh tani ka rënë rehat
Ashtu si është sheshuar,e ka synë
Nuk e shkulim e përzëmë dot si fshat
Duam, nuk duam,ai është fqinji ynë
Guri që na dëmtoi erdhi i pa ftuar
Ti vëmë një emër sot ne, të vendit
Duket shumë krenar, i pa trazuar
Themi t’I mbetet emri “Guri I Senit”
Për “Gurin e Senit” këto thotë legjenda
Ai duket kokën kërrusur,bën me dorë
Ka shumë sekrete që guri mban brenda
Ngjatjeton kush kalon,turistë a dasmorë.
Hamburg, Nentor 2025.