Lule limoni-Lefter Shom

LULE LIMONI

Atë mbrëmje prilli të shquar vallzimi
Mendimi me tinguj të ëmbël po shkrehej
Endej në sy çlodhja e ndriçimi
Gëzimi në sy shkapërderdhej.

Shoqet e mira nga brigjet e fusha
Drenusha të këngës dhe valles me saze,
Kunadhe,dehnin me erën q’ u kish gusha
Djallushkat, magjepsnin me tundje e naze.

Trupat të afruar nisën të përballen
Në zemra hare kishte,këngë e dritë
Të madhe,por damës sime.. të mjaltat sytë
Pareshtur mbi të mitë e luanin vallen.

Me pa ëmbël si me dhele në heshtje,
Qeshte, e shkëlqente përbrenda si hëna
A shpërblehet vallë një buzëqeshje?
Ç’ rreqethje!Dhuratë që kujtdo ia kish ënda.

Puthje më fryu sa mbrëmja
mbaroi
Më dërgoi ajo nga pëllëmba e dorës
Nata shkuntde degë me lule limoni
Dashuria me to na thurrte kurorë.

Lefter Shomo K/17p.i.α.
në heshtje