Viktor Gjikolaj

V, që më fali novelën : ”Lulet e mollës ”
Më behe pranë n’borr të shkollës
Në dorë mbaje një libër të vjetër
Në ballinë lexova:””Lulet e mollës’’
Që ti ma fale me gjithë zemër…
Qyteti i nxënësve nuk kishte mollë
Veç ca sallgame anash udhe
Atëbotë m’u duk se mbi bluzën e hollë
Pema të shkundi një degë me lule..
Kanë kaptuar shumë stinë e mote
Me vapë përvluese e dimra të egër
Ato lule te bluza jote
Për t’mos u tharë , i mbolla në zemër…