LEFTER SHOMO
MAJI
Maji ,muaji lulëzor
Artist ngjyrash, i zanatit
Në natyrë i madh aktor
Skulptor lulesh e i artit.
Artist ngjyrash, i zanatit
Në natyrë i madh aktor
Skulptor lulesh e i artit.
Mbulon tokën lulëri
Me ngjyra e këngë Muzash
Ndjesitë shpon në gjallëri
Për dashnorë fal pëllumba.
Trëndafila të larmishme
Karafila bukuri,
Me të ndjenjave ndryshime
Dashuri në pritshmëri.
Aguliçe e kamelie
Lulekuqe qafëndrojtur
Vjollca lulezë me dhele
Vetë natyra i mban mbrojtur
Lule Pashke, lule Krishti
Brenda zemrash ka lulëzuar
Shënmëria krijesë shpirti
Mbarë botën ka bekuar.
Luleshqerra për kurora
Lulevathi porsi vajzat
Luleshqerra belëholla
“Më do djali a s’më dashka “
Ja dhe fuksja,ja panseja
Pelargoniet e larmishme
Manushaqja e meneksheja
Fillikatet më të fisme.
Maji fryn përtej kodrinës
Emocionet jep dhurime
Ma mbyll syrin e tij tinëz
E më fal buqetë kujtimesh.
Emocionet jep dhurime
Ma mbyll syrin e tij tinëz
E më fal buqetë kujtimesh.
Lefter ShomoK /59p.i.sh.
