Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131 Makthi i Persefonit( Ο Εφιαλτησ Τησ Περσεφονησ)-Nikos Gatsos-Shqipëroi : Lefter Shomo
NIKOS GATSOS MAKTHI I PERSEFONIT( Ο ΕΦΙΑΛΤΗΣ ΤΗΣ ΠΕΡΣΕΦΟΝΗΣ) Persefoni, e bija e bukur Zeusit dhe Demetrës, ra në dashuri me Pluton( perëndia e botës së poshtme, Adit)U ra dakort që gjysmën e muajve Persefoni të mbesë në botën e Poshtme dhe gjysmën në botën e sipërme, me ndryshimin cilësor që , kur delte në Tokë gjithçka ripërtërihej e lulëzonte( cikli i stinave)Poeti NIKOS GATSOS , i pari qysh në vitin 1976 shprehu shqetësimin e madh për ndotjen dhe shkatërrimin e mjedisit.I thotë Persefonit të mos dalë në Tokë, të flerë, për të mos parë katandinë e natyrës së gjymtuar.. MAKTHI I PERSEFONIT Atje ku mbinte bari i zogut, t' egrat menta Ku toka shpërthente ciklaminin e saj të parë Tani fshatarët pazarllëk bëjnë me çimentat Të vdekur bien zogjtë lart, përmbi furrnaltë. Pra, fli moj Persefoni Në gji të tokës fli Mbi të botës ballkonin Më kurrsesi mos dil. Atje ku duart i bashkonin nismëtarët Devotshëm para hyrjes n' altar flijimi Flakërijnë turistët tani bishta cigaresh Shkojnë të shohin fabrikë destilimi. Pra, fli moj Persefoni Në gji të tokës fli Mbi të botës ballkonin Më kurrsesi mos dil. Aty ku në një bekim e shndërronte deti shtatin Ishin urata blegërimat e fushave Tani kamionët në kantierin detar mbartin Hekura, lama dhe fëmijë, zbraztinë e trupave. Pra, fli ti Persefoni Në gji të tokës fli Mbi të botës ballkonin Më kurrsesi mos dil. Shqipëroi : Lefter Shomo Κ/480n.g.ά.