
Nga CIKLI: "HALLE PLEQËRIE"
( DIALOG )
PLAKU:
- Eja!
Eja,e dashur,
Të ta heq këtë mërzi!...
Shikohu në pasqyrën time,
Të dukesh,
si në rini,
PERI!
PLAKA:
- Çohu plak të flemë!
Llafet le t'i lemë!
Në kujton rininë,
Ma provo fuqinë!
PLAKU:
- Uaaa,e dashur...!
Gjer sot
Asnjë s'më ka dashur sa TI!
Ç'magjistare:
Më rinove në pleqëri!
18 dhjetor 2025