Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Margaritarët e fjalës-Ermira Ifandi 

Margaritarët e fjalës-Ermira Ifandi 

Ermira Ifandi 

Askush natës s’ia grabiti ëndrrat.
Askush s’pati forcën
T’ia shtrëngonte lakun e heshtjes në fyt
Dhe t’ia zbardhte errësirën.

Është një hiç, një frymë e pamjaftueshme
Për t’a ushqyer me egon tënde të pangopur …
Me atë unë, unë , unë …
Ku varros dritën.

Fjalën , kush e ndjeu sikur të ishte shpirti i tij ?

A keni provuar ndonjëherë
Të mblidhni lotët e parashtesës
Atë dritë lëshuar para se të koritet
Në gojët e liga
Për t’i shndërruar pastaj në margaritarë ?

Athinë, më 22.11.2025
E.D.Ifandi