E veshur Kuq e Zi…Age Bilani Luka

E veshur Kuq e Zi…🇦🇱🦅
Autor:Age Bilani Luka
28.11.2025

Në këtë ditë të Shqiptarisë,
ku Flamurin kemi prijës,.
Të gjithë më veshje Kuq e zi.
O Flamur me ngjasu me ty!!

I gjithë bashkobasit me dy ngjyra
Arbëri tu lartësua zani.
Jemi bashkë të gjithë bijtë e Tu.
Kështu do jemi djalë pas djali!

Se ne kemi t’shkruar histori.
Kemi trashëguar besë e trimni.
bes ,traditë kemi në çdo prag.
Trimat për këto kan derdhur gjak.

Kemi di me luftu,
Trojet tona me i çliru
Gjuhën e kemi dhuratë të përedisë.
Sot festojmë Ditën e Madhe të Pavarësisë.

Në Vlorën tonë heroike,
Vijnë bijtë e Shqipës Kreshnike.
Festojnë bashkë me krenari
ditën e Flamurit Kuq e Zi!

Një urim dëgjohet sot,
Gëzuar për jetë e mot!
Gëzuar këtë Pavarsi
E festofshim në përjetësi!!