Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Mbresa nga panairi i 28-të i librit, Tiranë, 2025-Emi Krosi

Mbresa nga panairi i 28-të i librit, Tiranë, 2025-Emi Krosi

MBRESA NGA PANAIRI I 28-të I LIBRIT, TIRANË, 2025.

Të shkruash për post/panairin, ku je një grimcë shumë e vogël, që në ajrinë tënde je e papërfillshme. Panairi i librit, zakonisht është “dasma” e librave dhe autorëve, apo dhe “fitorja e botuesve” dhe librashitësve. Librat, nëpër stenda rrinë kokë mbi kokë. Herë në këmbë, herë shtrirë, horizontalisht dhe vertikalisht, presin lexuesin. Lexuesit, endeshin çakërqejf nëpër rruginat e zbrazura, por të zhurshëm të fëmijëve/nxënësve të shkollave që ndezën atmosferën monotone të stendave të autorëve të libra për fëmijë.

Koha që nuk shenjëzon mendimet por etiketon fyfyrat dhe emrat, dhe aq i papërfillshëm libri, në gjithë rrëmujën ceremoniale, ku dominon dukshëm kriza e leximit/lexuesit sesa e krijimit dhe botimit të një plotmërie sa reale dhe surreale, saqë libri nuk vetëmjafton për tu përfaqësuar, vetëm me identitetin e tij fizik. Panairi dhe pse duhet të jetë një ngjarje, ku të prezantohen botimet apo librat e mirë, duhet të ketë diskutime, takime mes autorësh dhe botuesish (jo të ngulen kamerat tek ata që reklamojnë veten, por kulturën tonë librore), me takime mes shkruesish/botuesish/ kritikësh/organizatorësh, sesi libri të shkojë tek lexuesi, sesi lexuesi të njihet me librat e mirë dhe rekomandimet e librave vendase (poezi/prozë/studime/përkthime/letërsi për fëmijë etj.)

Problematikat e përhershme janë:

1- Çmimet e librave, jo vetëm të pa/përballueshme për disa kategori të lexuesve, por dhe për vetë disa libra “nën kosto” apo “no grata”, libra që përpos emrave, kanë çmime stratosferike.

2- Injorimi i zinxhirit institucional, duke e lënë librin në rënie të lirë nga viti në vit deri në zbrazjen e panairit nga lexuesit, madje dhe ato tradicional, duke mos ndikuar në uljen e çmimeve dhe mirëorganizimin apo menaxhimin e hapsirave të panairit (shumë ente botuese mungojnë që kanë gati 20 % të botimit të letërsisë së mirëfilltë shqipe, prozë/poezi), për shkaqe krejt absurde apo inate “alla shqiptarçe”.

3- Indiferentizmi i librashitësve, që në fakt nuk orientonin lexuesit, por “propozonin” aq këmbëngulësisht, me librat “besseller” apo libra jashtë “listës” së lexuesit tradicional shqiptar.

4- Ekzistenca e një “grupi” botuesish që kanë shkelmuar apo bythnuar autorët minorë apo të panjohur, përpra populizmit të emrave që ngulen para kamerave të TV-ve, në garë dhe mundësi shitjesh dhe të interesit të shtëpive botuese për fitime, që financojnë përmes libërshitjeve, dhe përmes librave/tirazheve të larta, pa “letërsi”, që më gjasa nuk u mbijetojnë kohërave, duke krijuar një “kërthizë” shpëtimi, pasi dikasteri i linjës, akoma memecon.

5- Pse duhet prania e autorëve në panair? Ai e ka bërë punën e tij. Vepra është para lexuesit. Pse duhet autori? Veprat e mirëshkruara i mbijetojnë kohës. Autorët “kozmetikë” vetëm ca zhurmues ekranesh dhe do të harrohen me kalimin e kohës.

6- Mos ribotimi i kolanës së autorëve klasikë shqiptarë. Mungesa totale e letërsisë së autorëve të ish të përndjekurit. Mungesa e refencencave të kritikës (që nënvleftësohen), si orientim të lexuesit drejt letrësisë shqipe dhe asaj të huaj (jo shijeve personale të botuesve apo miqve të tyre shkrues).

7- Indiferenca totale e të rinjve dhe studentëve ndaj librit në përgjithësi dhe atij shqip në veçanti.

Ndoshta “Panairi i kotësive” të U. Theker, është vërtetë një metaforë fotosh/kafenesh/librash, por jo vlerash. Shumë pak libra u blenë. Lexuesit ikin sa më larg. Prezantuesit e ndarjeve, më shumë “mburrnin” miqtë sesa vlerat. Ndarjet, në konkurencë, kush të dilte në TV apo Tik-tok, por jo të orientonin lexuesin, drejt librave të mirë (që do i qëndrojnë kohës), për foto por jo për të ushqyer mendjen, sepse një barkbukë e hamë çdo ditë. Mungesa e tryezave televizive, mes botuesve/lexuesve/kritikëve (sepse fituesit shpallen një javë para) të bën të velur nga vetë libri. Apo “panairi i pazarit” me veshje librash, me tituj të çuditshëm që joshin, që as shfletohen por thjesht parakalohen, si në një ceremonial “varrimi” si kortezi ndjese të fundme. Kush fitoj? Kush humbi? Lexuesi, ky humb i madh! Takime, mbresa, miq, tryeza diskutimesh dhe promovime, foto dhe kafe, debate dhe diskutime, me shpresën se jemi rritur përmes leximit dhe takimit me librin, kur politika na premton Europën, por libri është “njerka” që shteti nuk e mbështet, sepse integrimi fillon nga kultura personale e secilit prej nesh. Fundja, panairi është vendi ku piqemi përqafemi me miq dhe mikesha. Mirënjohje dhe faleminderit ata/ato që më lexuan dhe ata/ato që thjesht më përgëzuan!

Mirënjohje për lexuesit e mi të rinj e të vjetër! 🙏🙏