Poezi-Gezim Llojdia

POEZI

G.Llojdia

1.

Vargmali përbëhet,nga gjysmë elipse rrathësh,

gri dhe irnosur, prej dyshimit tim.

2.

Në heshtje, shpirti qan, pa fjalë, në natën e shtrirë,

Dhe fusha qelqore humbet, prej magjisë.

3.

Çdo qelq në fushë shndrit ashtu si një shpirt,

Dhe që në heshtje ndjek rrugët e bardhësisë.

4.

Prej shpirtit që dridhet dhe që kërkon dritë.

Poeti do të flasë ,për ata që ikën, për të gjithë .

Dhe ata që mbeten, në terrin e vetmisë.