Xheva Salihaj

Më ço ku të duash, në skaj të botës,
Ku hëna s’ka frikë të dalë në dritë,
Ku hapet çdo portë e çdo dritare,
E koha harron se si ikën nxitim.
Më ço ku të duash, në pyllin e heshtur,
Ku gjethet pëshpërisin emrin tënd,
Ku era e lehtë mbi supe na prek,
E shpirti gjen paqe, gjen prehje e vend.
Më ço ku të duash, në detin e hapur,
Ku dallga përkund çdo ëndërr të vjetër,
Nëse jam me ty, s’ka rëndësi rruga,
Se bota për mua je ti, askush tjetër.
Xheva Salihaj