Më dhemb ATDHEU im !
Me cepat e yjeve të kujtesës,
pluhuri i qiellit të harresës
u gris,
kjo vjeshtë një tjetër plagë hapi,
kjo vjeshtë gjakos dhe gërvisht.
u gris,
kjo vjeshtë një tjetër plagë hapi,
kjo vjeshtë gjakos dhe gërvisht.
Liria i theu prangat e heshtjes,
qiellin përflaku me zjarr
e vetëtimë,
u mbushën rrugët me lule
e ferra,
nën gjethet e verdha , lëkurat
zhveshën gjarpërinjtë.
Imazh i bëjnë, flamuj i bëjnë
lëkurat,
me to ndezin zjarrin, i bëjnë
tym e flakë,
trëndafila të zinj çelin në muret
e mykura,
lulet e çelura, në tokë shtrihen,
pikojnë gjak.
Sot nuk dua të thur vargje !
Sot të gjunjëzohem ty,
ATDHEU im, altar:
– Nuk dua kurora me lule shumëngjyrëshe !
– Nuk dua rininë të gjakosur
përtokë !
-Fjongon rozë të tetorit,
nuk dua ta shoh në kurora,
të lagur me gjak e lotë !
Sot të gjunjëzohem ty,
ATDHEU im, altar:
– Nuk dua kurora me lule shumëngjyrëshe !
– Nuk dua rininë të gjakosur
përtokë !
-Fjongon rozë të tetorit,
nuk dua ta shoh në kurora,
të lagur me gjak e lotë !