ME DHEMBJEN E NJË BURRI

Shtrëngoj fort dhëmbët
Të gjunjëzoj tërbimin e shpirtit prej gruaje
Që refuzon të pranojë
Durimi më mēsoi të hesht,
Dhe heshtja të dëgjoj
Atëherë ,
Koha shkon dhe ora vjen
Të më tregojë që s’mund ti fshihem më vetes
Bota nuk pa ç’farë deshi
Por unë i pashë të gjitha brënda vetes.