Mirëmëngjes o agimi i ditës time,
ti dritë e heshtur mbi botën që zgjohet,
më sjell kuptime në thellësi mendime,
ku shpirti im me dritën takohet.
Ti lind mbi botë pa bërë zhurmë,
si një mendim që prek perjetësinë,
na meson se çdo fund fsheh një burim,
dhe çdo humbje ruan një fillim te ri.
Në dritën tënde lexoj jetën time,
Si një libër i hapur me lot e shpresë,
ku njeriu kërkon mes mijëra kujtime,
një të vërtetë që në shpirt kurrë s’vdes.
Mirëmëngjes o agim i shpirtit tim,
Ti je dëshmitar i kohës që shkon,
në çdo rreze mbaj një kujtim,
dhe një ëndërr që kurrë nuk perëndon.
