Nata në fshat-Gashi Radisheva

Gashi Radisheva

Nata në fshat
Shkon nata prej fshatit përcjellë prej mëngjesit
e pasi shkon dita vjen prap nata tjetër
me ritin e vet
e me rradhë i numron dritat
që janë ndezë në banesa.
Një,dy,tre,katër e rrallë herë shkon gjer te pesa,
e hiç nuk lshon za,

se rrallë kush i përgjegjet.
Një plak a një plakë që me atë zanin e mekun
përmas derës së mshelun
që mezi e rrallë herë çelet,
por që kurrë nuk harron e të thotë
“mirse më erdhe”.
 
Shkretue janë fshatra
me djepat të përmbysun përmbi trenët e vjetra,
me sofra të varuna pa u shtrue prej vjetësh,
me vatrat pa zjarr e oxhaqet që shemben.
As minj s’kanë hambaret e jo bereqt
e mbi mollën degëthame një pulë ma nuk flen,
e pas yllit të ferrkut nuk këndon një këndez.
Oborret plot ferra ku s’sheh mace as qen.
Ashtu shkon krejt nata në fshatrat e atdheut
e përplaset me erën nëpër muret e vjetra
nëpër terrin e zi deri në mëngjes.