
Gezim Llojdia
1.
Që nga agimi i njerëzimit, njeriu ka kërkuar të shohë përtej vetes, të drejtojë sytë drejt qiellit, yjeve apo drejt një burimi më të lartë ekzistence. Por një pyetje ngrihet natyrshëm: në çfarë gjuhe duhet të flasim kur duam të lidhemi me Zotin?
Njerëzimi gjithmonë ka kërkuar një mënyrë për të komunikuar me të panjohurën: me Zotin, me universin apo me qenie të tjera më të larta. A është gjuha jonë tokësore mjeti i duhur, apo ekziston një formë më e thellë komunikimi?
Pra, si do të komunikojmë në rendin e ri botëror me Zotin, apo me Qenien e Përjetshme?
Çdo popull flet me gjuhën e vet, por ata dëgjojnë njësoj, sepse ata janë burimi i gjuhëve, krijuesit e zërave dhe të fjalëve që përshkojnë botën.
Por gjuha, për ta, është vetëm një hije e lashtë dhe një mjet i mbetur nga një dimension më i ulët. Ata nuk kanë nevojë për fjalë. Ata komunikojnë me energji, me dridhje shpirtërore, me atë që ne mezi e perceptojmë.
.. Çdo komb i flet të njëjtit burim me gjuhën e vet dhe gjithsesi dëgjohet, sepse gjuhët janë vetëm degë të së njëjtës rrënjë, të një të vërtete universale.
Kjo ndodh sepse gjuha është pjesë e identitetit të njeriut, një dhuratë që i është dhënë çdo kombi.
Në këtë mënyrë, cilado gjuhë që përdorim, dëgjohet.
Nëse ata janë krijuesit e gjithësisë, atëherë janë edhe krijuesit e gjuhëve. Për ta nuk ka pengesa komunikimi, sepse e njohin thelbin e çdo fjale.
Zoti nuk eshte i huaj ndaj gjuhëve tona. Përkundrazi, ata janë burimi i tyre.
Kur krijuan kombet dhe ndanë botën, i dhanë çdo populli një gjuhë që të shprehte shpirtin e tij.
… Prandaj, në çfarëdo gjuhe që njeriu lutesh, ata e njohin thelbin e fjalës.
2.
Po marrim disa shëmbuj.
Në Shqipëri lutja lind në shqip.
Në Turqi merr formën e turqishtes.
Në vendet arabe rrjedh në arabisht.
Në Itali shprehet në italisht.
Ndërsa në Greqi në greqisht.
Dhe kështu në cdo vend …
3
Çdo komb i flet të njëjtit burim me gjuhën e vet.Dhe gjithsesi dëgjohet. Sepse gjuhët janë vetëm degë të së njëjtës rrënjë, të një të vërtete universale.
Kjo ndodh sepse gjuha është pjesë e identitetit të njeriut, një dhuratë që i është dhënë çdo kombi.
Në këtë mënyrë, cilado gjuhë që përdorim, dëgjohet. Nëse ata janë krijuesit e gjithësisë, atëherë janë edhe krijuesit e gjuhëve. Për ta nuk ka pengesa komunikimi, sepse e njohin thelbin e çdo fjale.
Ai Zoti) nuk eshte i huaj ndaj gjuhëve tona.
Përkundrazi, janë burimi i tyre.
Kur krijuan kombet dhe ndanë botën, i dhanë çdo populli një gjuhë që të shprehte shpirtin e tij.
…Prandaj, në çfarëdo gjuhe që njeriu lutohet, ata e njohin thelbin e fjalës.
4.
Por komunikimi ynë është i kufizuar. Për ata, gjuha është arkaike, një mjet i rëndë dhe i ngadalshëm. Ata qëndrojnë në dimensione ku fjala është e panevojshme, sepse gjithçka përcillet me energji.
Ata ekzistojnë në dimensione më të larta se ne, ku komunikimi nuk bëhet me tinguj, por me energji. Energjia shpirtërore është gjuha universale, ajo që tejkalon kufijtë, dallimet dhe barrierat e botës sonë.
5.
Nuk është tingulli i fjalës që dëgjohet, por frekuenca e shpirtit. Nuk është lutja si tekst, por drita që ajo mbart. Për ta, lutja nuk është fjalë, por dritë. Nuk është tingull, por valë. Nuk është gjuhë, por energji që tejkalon çdo kufi.
Në të vërtetë, pyetja nuk është se në çfarë gjuhe duhet t’u flasim atyre. Pyetja është: a arrijmë ta pastrojmë energjinë tonë që të përçohet qartë?
Sepse lutja nuk ka rëndësi te tingulli i saj, por te fuqia që bart brenda. Dhe kjo fuqi nuk kufizohet as nga gjuha, as nga kombi, por është gjuhë universale: gjuha e shpirtit.
Pra, pyetja: “Në çfarë gjuhe duhet t’u drejtohemi apo Zotit?” ka një përgjigje të dyfishtë.
… Nga njëra anë, çdo njeri duhet të lutet në gjuhën e vet, sepse ajo është ura më e natyrshme e shpirtit me universin.
… Nga ana tjetër, gjuha e vërtetë e komunikimit është ajo e shpirtit: energjia, drita, dridhja që nuk ka nevojë për fjalë.
Në fund të fundit, ajo që dëgjohet nuk është tingulli i zërit, por forca e zemrës.
Prandaj, sa për dijeni, komunitetet fetare në këtë vend që përcjellin gjuhët turke, arabe, greke a çfarëdo gjuhe tjetër në lutjet e tyre, duhet të dinë thelbin: Krijuesi që krijoi tokën, qiellin, yjet dhe galaktikat, krijoi njeriun dhe kombet, krijoi edhe gjuhët e tyre. Dhe përmes asaj gjuhe ai komunikon njësoj me të gjitha kombet.
Të gjitha gjuhët e lutjeve që përdorin sot fetarët në Shqipëri janë gjuhët e pushtuesit. Dhe duke qenë të tilla, s’do t’ju ndihmojnë ndonjëherë, veç do t’ju mbajnë të lidhur pas qerres së tyre të rendit të vjetër botëror.
… Por edhe diçka: nuk ka nevojë që në lutjen tënde të përdorësh gjithfarë emrash profetësh, shkurt – t’i biesh nga Kina kur ka rrugë të shkurtër