Nëse…Andrew Faber-Sjell në shqip Marjana Zegali Rustemi

NËSE…

Ngutjen e lë
për kë ka frikën e kohës
unë ndal, marr frymë dhe pres.
Perfeksionin e lë
për kë ka frikë se rrëzohet
dashurohem me çfarë tek unë është shenjë .

Nëse më pyet se çfarë dua, do të të thosha :
një çast qetësie
një mbrëmje pa pyetje
një heshtje që s’duhet shpjeguar.

Pyetjet i lë
për kë kërkon përgjigje
jetoj midis gjërave, jo gjithçka duke kuptuar .
Fjalët e ndërlikuara i lë
për kë dëshiron t’i kuptojë
unë preferoj veprimet pa fjalë, ato të voglat
që nuk ndihen.

Nëse më pyet se kush jam, të them:
një buzëqeshje
një hap i lehtë, një ëndërr që s’dëshiron të zgjohet.
“Të nesërmet ” i lë
për kë nuk di të jetojë të sotmen
unë e marr çastin ku jam
sikur të ishte i vetmi që vlen.
I lë të gjitha: “s’mundem”
për kë s’guxon të provojë
unë provoj, pengohem e rinis edhe njëherë.

Nëse më pyet se çfarë më mungon, të them:
një moment vërtetësie,
një vështrim që di të më kuptojë një frymëmarrje të thellë,
çdo gjë tjetër do ish tepërt.

Muret i lë
për kë ka nevojë për mbrojtje
Unë ndërtoj ura me sy
dhe kurohem me përqafime.

**********
✒️ Andrew Faber
©️Sjell në shqip M Zegali Rustemi Marjana
#rustemimarjana #art #letersi