Ngjizje -Ruzhdi Gole

NGJIZJE 


Secili nga ne plagosur në gisht,
për fajet tona
gishtin ia cytim tjetrit,
zjarret djegin gjithçka
nga jona 
me mund
në çdo sakrificë
rrethuar nga 
vetja


as vetja ndoshta më nuk jemi.


I kujt është atdheu, në mos i yni?
Ai ende gjallë
na afrohet na ikën, 
ndërkohë 
ne  pak 
ia ndijmë drithërimat, 
të gjithë brohoritës.


Kush janë humbësit?


Për fajet tona
gishtin ia cytim tjetrit,
as vetja ndoshta më nuk jemi.


I kujt është atdheu
në mos i yni ?!…