Një ditë do punojmë për Papin-Perparim Hysi

Perparim Hysi


         (tregim i jetuar)

Ky tregim është veç një fragment nga jeta ime. PAPI jam unë. Kështu më thërrisnin të gjitha ata që më njohin. Tërë jetës kam jetuar në fshat dhe profesioni im ka qenë mësues. Fshati ynë ka qenë goxha i madh dhe,ngaqë ishte sektor ferme, banorët e fshatit kishin përbërje hetorogjene. Fshati vetëm zgjedhës me të drejtë vote kish gati dy mijë vetë dhe dukej si një fshat “qytezë” ,aq më tepër që vetëm tri-katër kilometra e ndanin nga qyteti.  Bahkëfshatarët e mi,sado që kishin ardhur nga rrethe të ndyshme, kishin një shkuarje për t’u patur zili. Kurrë nuk pati grindje apo sherre. Kisha mbi 30-vjet që banoja familjarisht aty dhe mësues isha diku tjetër. Një ditë prej ditësh,më zgjodhën kryetar të organizatës së frontit dhe kjo detyrë,më hapi jo pak punë. Ishte puna që duhet të firmosje për çdo fatkeq  që kish punë me shtetin dhe,sidomos,për drejtësinë. Të them të drejtën,në fshat kishte dhe familje,me përbërje të keqe politike dhe drejtësia godiste dyfish.
Edhe,kur e mbaja “dorën” për biografinë,shpejtonin dhe denonconin,se”mbroja armiqtë  e partisë”. Më thërrisnin ata,të ardhur nga rrrethi,dhe mbroja veten,se unë isha i ardhur në fshat dhe nuk i njihja. Kish ndodhur që bëhej gjyqi hapur për iks-person dhe unë,kur merrja fjalën,bëhesha si “avokat mbrojtës”të fatkeqit,edhe,kur qe nga ata “me ftomë” në biografi. I kisha shpëtuar nga burgu dy burra dhe një djalë të ri,por “hafija” dha alarmin: të tërë i shpëtoi PAPI!!!
Një ditë tjetër,një djalë i ri,nga ata me”ftomë”,për të marrë hakën e babait,bën vetëgjyqësi: qëllon me dru në kokë një burrë që i kish plagosur baban. Sado që e bëri burgun,djali nuk ia harroi.Erdhi policia e vunë në pranga dhe që të nesërmen,erdhën dhe i bën gjyqin para popullit. Ekipii i gjykimit ishte nga Gjykata Popullore e FIERIT.Gjykatse qe V…
dhe prokuror N… I pandehuri e pranoi vetgjyqësinë dhe ,ndërsa prokurori, po bënte pretencën(salla qe plot e përplot me njerëz).befas Gjykatsja,kërceu nga karikja si me sustë dhe u lëshua nga salla,me një fjalor prej rrugaçeje:- More,iu drejtua,njërit aty,pas kurrizit tim, si guxon e pi cigare ti në sallën e gjyqit. -A e di se ç’të bëj apo,jo?  Tani të vë hekurat!!! More,paskeni qenë të gjthë të poshtër!!! Shkumonte nga goja sikur ta kish ngrënë zegali. Prita sa u ul dhe,në  moment,mendova:këtu,mu në rreshtin e parrë është përgjegjësi i sektorit, ështe sekretari i organizatës së partisë;kryetari i këshillit dhe,pa dyshim,do flain,por gëk-mëk.
-Shoqa gjyqtare,ulëriva nga mezi i sallës, na ke”përkëdhelur”shumë. As dje dhe as sot,nuk ka ndodhur  që një i zgjedhur me votat e popullit,të quajë një fsha të poshtër.  Ky fshat ka komunistë dhe,veç  tyre,plot njerëz të ndershëm.Për ty ne do blejmë një palë gërshërë për të ta shkurtuar gjuhën.Kërceu ajo dhe pas saj,prokurori.
Prokurorit i thashë:-Ju përfaqësonin shtetin dhe nuk kemi punë me ty: Punën e kemi me këtë që,saj dhe votës sonë,qendron në atë karrike. Salla po gumëzhinte,nën zë. Gjyqi u ndërpre. E morën me pranga të pandehurin dhe ekipi iku.
                                                                      *
Të nesërmen,në FIER, njëri nga gjykatësit(unë i njihja që të gjithë),m’u afrua dhe më tha:- I ke hyrë detit në këmbë.Ke prishur gjyqin dhe do veshë në burg.
Unë:-Jo vetëm nuk do vete në burg,por i thuaj asaj ,koleges, që të më blejë një kostum,se e mësova se si të sillet me popullin.
Pas një jave,u hap gjyqi prapë.  Në ekip,vet kryeari i Gjyktës  V.K., gjyqtarja V. dhe prolurori N.
Salla përsëri  plot,por fjalën e mori Kryetari.
Në “vija të tasha”: – Kemi ardhur ta ribëjmë gjyqin,se radhën tjetër, një arsimtar ka replikar me gjyqtaren dhe gjyqi u ndërpre,
Në radhë të parë,arsimtari që replikoj me gjyqtaren, jam unë që quhem Përpasrim  Hysi.Por,ju lutem.shoku  Kryetar i Gjykatës,çfarë ka bërë ajo  dhe pse kam  ndërhyrë unë?
-Dëgjo ti dhe ta marrë veh gjithë populli. Çdo fjalë që i ke thënë gjyqtares, sipas dhe dëshmisë së prokurorit, u analizua në komitetin e partisë tek vet sekretarja e parë shoqa N…   Sikur një fjalë të kishe shkelur ligjin,sot do ishe pas hekurave. Jo vetëm kaq:Shoqa N… ka lënë porosi që gjyqtarja të kërkojë falje dhe,po gjykoi populli, t’i hiqet imuniteti.
Unë:- Nuk jam për heqje imunitete se si grua e familjare kushedi seç stres ka patur. Salla duartrokiti dhe që të nesërmen,në një nga brigadat, ngrihet DALIPI dhe u thotë:-Sot këtë ditëpune do punojmë për PAPIN!!!
                                                                  *
Tha DAILPI dhe fjaja mori dhenë.  DALIPI (e kujtoj me mirënjohje. se është ndarë nga jeta), e bëri propzimin vetëm për mirënjohje,por i “ligu” i kishte veshlt ngritur dhe,pai gjeti ca të porsaardhur në fshat,bëri një letër,u mori firmat(qe me pozitë në fshat) dhe nisi letrën me 19 firma drejt e në Qendror,ku,siç u lexua në letër para popullit,unë isha me”ftomë në biografi” dhe drejtoja organizatën e frontit dhe ja:Dalipi propzon një ditë pine për PAPIN,kur ne vetëm për partinë e komadantin falim ditëpune e deri jetën.

    Alarm lart dhe niset i dërguari nga Tirana,sekretari që mbulon organizatat nga rrrethi  dhe kryetari Frontit në rreth. Përsëri mbledhje, Ngrihet kryetari i rrethit dhe thotë:- Kemi ardhur të dëgjojmë fjalnë tuaj,si e njihn i Përparim Hysin që e kini zgjedhur,kryetar të frontit. Ngrihen folësit një nga një,tek flain vetëm fjalë të mira,askush nuk prek plagën: me”ftomë në biografi”. Të dërguarëve,nuk po u rrinte kapeja mirë. E pashë të dërguarin nga Tirana,tek shfeltonte dojsjen time dhe sikur po “i kruhej” fyti. U ngrita unë dhe thashë:- I falnderoj të gjithë folësit,po sa e njoh Përparim Hysin, askush nuk  e njeh më mirë. Unë kam një xhaxha të pushkatuar nga partia në vitin dhe gjyshin nga nëna,e kam patur kulak. Nderi e mirënjohja ime shkon për partinë që më ka bërë mësues dhe,po të më dëgjojnë mua, këta,bashkëfshatarët e mi,të zgjedhin një tjetër si kryetar. Sa u ula unë,u ngrit dhe i deleguari që tha:-E ndoqa fjalën dhe,tek shfletoja dosjen e tij,asgjë nuk i ka fshehur partisë,por pyetja është:- A jini dakord që,siç propozoi dhe vet,mos jetë më kryetar. Ata njëzëri:-Ne PAPIN duam. Dhe mbeta prapë kryetar.
  Dhe ekipi sikur u larguai lehtësur,se këtë”ftomën në biografi” ia kisha treguar dhe Enver Hoxhës në vitin 1968,kur më pushuan nga arsimi.U ktheva në arsim me porosi të tij. Sado kishin kaluar rretth  15-vjet,por”plaga” rrinte hapur. Të tjera “kusure” më ndoqën nga pas. Sidoqoftë,kam dalë gjithomon fitues në këto beteja të jetës.