Arjana Fetahu Gaba
Për një “like” që ti se vë
Për një like që ti se vë,
Mua fare nuk ma ndjen,
Ti kujton si ha tre vakte,
Mëndja rri dhe të genjen.
Për një like që ti se vë,
Nuk e vë se s’te le smira,
Kripa s’ështe karamele,
Në gojë mbahet ëmbëlsira.
Për një like që ti se vë,
E ri pas dere më përgjon,
Për të gjithë vërtitet bota,
Por ty mëndja ta harron.
Për një like që ti se vë,
“Ç’bën keshu more Besnik”
Jam poete pa “parti”,
Ndaj pas dere mos më rri.
Për një like që ti se vë,
Mos kujto jam dëshpëruar,
Mua asnjë s’ma krruan kokën
Veç lapsi që më mbajnë këto duar.
Arjana Fetahu Gaba
Këtë poezi nuk e shkrova për veten time — për fat të mirë, kam rreth meje miq e lexues të shumtë e të mrekullueshëm që me dashuri e ndjekin krijimtarinë time çdo ditë.
E shkrova si një vëzhgim artistik mbi një realitet që e shohim të gjithë sot në rrjetet sociale: atë fenomenin ku arti shikohet, lexohet e shijohet pas dere, por ku heshtja zgjidhet përpara një ‘pëlqimi’ apo mbështetjeje publike.
Kjo poezi është një pasqyrë me pak doza humori e satire për botën ku jetojmë — sepse detyra e artit është të kapë edhe këto detaje të vogla njerëzore e t’u japë zë me vargje!”