Një komb në lot-Xheva Salihaj

Nje Komb në Lot


Në hartën e vjetër të dhimbjes sonë,
Një lumë i heshtur rrjedh ndër sy,
Ku plagët e vjetra ende lëndojnë,
Dhe qielli përmbi ne u thur në të zi.


Një komb në lot, me shpresë të ndrydhur,
Ku nënat presin te pragu i shkretë,
Me fatin e lidhur, me nyje të zgjidhur,
Kërkojnë një dritë në këtë jetë.


Se çdo pikë loti që bie mbi tokë,
Është një histori që dhimbje mban,
Një vëlla i mbetur pa asnjë shok,
Një motër që ikën e pas nuk sheh dot.


Por loti i kombit s’është thjesht dobësi
Është lumë që lan çdo plagë e mallkim,
Nga çdo pikë e tij do të lindë përsëri,
Një tjetër agim, një tjetër shpëtim.

Xheva Salihaj
 16 Shtator  2026
Kosovë