Një mendim për gjyqin-Eva Gjoni

Një mendim për gjyqin

Ka diçka që nuk duhet ta harrojmë kur flasim për gjyqin: koha kur ndodhën gjërat.

Ata ishin djem të rinj. Studentë. Djem që mund të kishin zgjedhur bankat e universitetit, dashuritë, familjet, një jetë të qetë. Por zgjodhën të shkonin në luftë dhe të vendosnin jetën e tyre në shërbim të Kosovës.

Ata nuk e dinin çfarë do të ndodhte nesër. Nuk e dinin se si do të përfundonte lufta. Nuk e dinin se Amerika do të ndërhynte dhe se NATO-ja do ta ndryshonte rrjedhën e saj. Ata morën një vendim me atë që dinin dhe besonin në atë moment.

Ata ofruan Jetën!

Prandaj historia nuk duhet lexuar vetëm nga fundi.Nuk mund t’u kërkojmë atyre djemve të dinin atë që ne dimë sot.

Dhe pikërisht këtu duhet bërë dallimi,një gjë është lufta për lirinë e Kosovës dhe një gjë tjetër janë pretendimet për veprimet e më vonshme.Nuk duhen ngatëruar kohët e gjykimit dhe të drejtën më shumë për këte e kanë ata që qenë pjesë e luftës!

Historia është më e ndërlikuar se një gjyq dhe më e madhe se një emër.

Dhe kam edhe një pyetje-Albin Kurti ka qenë në luftë?

Jo si luftëtar. Ai ka pasur rol politik në kohën e luftës, si sekretar i zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së, Adem Demaçi

Kjo nuk është një akuzë. Është një dallim faktik që duhet bërë kur flasim për ata që morën armët dhe ata që patën role politike.

Sepse është e lehtë të flasësh për luftën shumë vite më vonë.Më e vështirë është të kuptosh çfarë do të thoshte të ishe një djalë i ri atëherë, kur nuk e dije nëse do të ktheheshe gjallë në shtëpi.

Dhe ndoshta kjo është ajo që historia nuk duhet të harrojë kurrë.Para se të bëheshin emra në histori, ata ishin thjesht djem të rinj që kishin një jetë për të jetuar.

Lavdi UÇK dhe djemve të saj trima

Eva Gjoni