Arben Iliazi

PAGANE
Grua e bukur,
Si fruti i pjekur fort, që s’do të bjerë nga degët.
Në mos të këputsha unë…
…Do të hanë shpendët!
Këto vargje nuk pluskojnë në hapësirë, por burojnë nga frustrimi i nevojave tona ekzistenciale, ku bën pjesë edhe dashuria dhe superkuptimi. Në katër vargje (sa një vepër arti) poeti Ilirian Zhupa bën një psikoterapi ekzistenciale për një ekuilibër emocional. Vargjet janë si një “serum” për moskuptimin, në një situatë të pashpresë të dashurisë, si efekt anësor i auotranscendencës, ku heroi lirik shkon përtej kufijve të vetvetes (egos) dhe lidhet me diçka më të madhe se vetja, që në këtë rast është partneri, ose vetë marrëdhënia dashurore. Kjo është shkalla më e lartë e pjekurisë emocionale dhe shpirtërore në një lidhje.
Poeti Ilirian Zhupa shumë rrallë mund të hyjë në një botë të huaj. Lënda e poezisë vërtet mund të jetë pagane, por është kryekëput moderne, në çrregullsinë e saj. Poeti nuk është monomaniak i pasionit të libidosë, por ndien vullnetin e pushtetit krijues të materies dhe të shpirtit, si parim jete dhe vullnet hyjnor. Në kuinesencën e kësaj poezie plazmohet pasioni, dhimbja dhe shpresa, si forcat më të madhe lëvizëse të shpirtit njerëzor. Duket qartë që në këtë poezi pasioni, dëshira absolute, është mjaft e trazuar, si një zjarr, stuhi ose dehje që përmbyt arsyen. Poeti ndihet i gjallë vetëm përmes përjetimit të tensionit të lartë emocional, nga dashuria pa përgjigje.
Ai e ka kuptuar se sa më i madh të jetë pasioni, aq më e pashmangshme dhe e thukët është dhimbja, që lind nga pamundësia për të qenë bashkë.
Dhimbja dashurore nuk është thjesht trishtim; ajo është një përjetim fizik dhe ekzistencial. Poeti ndihet i copëtuar, i zbrazur dhe i humbur pa gjysmën e tij. Dhimbja bëhet dëshmi e vërtetësisë së asaj që ka ndier. Duke e hedhur dhimbjen në vargje, poeti e transformon vuajtjen e tij personale në një bukuri universale.
Në vargun “…Do të hanë shpendët!” nuk ka egoizëm, shpirtligësi, cinizëm, dhe as mallkim, që vjen nga vuajtjet dashurore. Poeti, duke mos e pranuar dashurinë thjesht si një lojë humbësish,
e ndërton këtë varg në një gjendje eksteme, në formë rebelimi dhe kryengritjeje, si mburojë emocionale për të përballuar dhimbjen, zhgënjimin dhe thyerjen e zemrës. Poeti, edhe pse romantik i pandeqshëm, refuzon të jetë viktimë, duke bërë një lloj trivializimi të dashurisë, me përpjekjen e dëshpëruar për ta zhvlerësuar dashurinë si ndjenjë.
Poezia e Zhupës shquan për nga estetika e hijeshisë, ku pikë referimi shpesh është etnoletërsia dhe mitet pagane, duke krijuar thurje të papërsëritshme kuptimesh, me metaforicitet të lartë dhe semantikisht të forta