Një yll nuk e ndriçon botën-Fatmira Limani

Fatmira Limani

Një yll nuk e ndriçon botën.


Sikur pranvera, nuk vjen me një lule.
As bota, nuk ndriçon me një yje.
Një lule, nuk mund ta ndryshojë stinën.
Një yll, nuk mundet të zhdukë tërë errësirën.


Pranvera, që të ndërrojë stinën,
I duhet të largojë dimrin.
Të largojë të ftohtin, të shpërthejë natyra.
Lulet e gjelbërimi, e ndryshojnë stinën.


Që të ndriçojë bota, do zhdukur errësira.
Yjet janë ato që ndriçojnë botën.
Nëse yjet nuk shuhen, kryejnë misionin e tyre.
Bota do të ndritë, errësira do të zhduket.


Yjet e botës, nuk janë vetëm trupat qiellorë.
Por, njerëzit e ditur, në shërbim të njerëzimit.
Qofshin këto në shkencë apo politikë.
Që kanë në dorë sistemin soc-ek-shoqëror.


Sa herë yjet e botës, dobësohen, drejt rënies.
Për t’u mbajtur ku janë, kërkojnë ndërrim sistemi.
Ndërrim sistemi, me po të njëjtë rreze ndriçimi.
Mjafto, ato të ndriçojnë në errësirën e kapluar.


Kjo është arsyeja më e fortë sot….
Të jetohet në një botë, si kjo me plot trazira.
Që yjet, të mbahen fort të mos shuhen….
Pa rreze shikimi, për jetën e njerëzimit.

22.9.2026 Antwerp Belgjikë
Fatmira Liman