Një zile e heshtur përgjithmonë!
(e botuar në librin tim)
Shpirti i trazuar që djegë braktisur
Ferrë mbirë pragjeve vendlindjesh katandisur
Abetares që vajton e heshtur pa zë
Një zile që ndaloi e kurrë sdo tringëllojë më
Një zë i brezit të ardhshëm më s.gumëzhin si dikur
Oborret mbirë ferrë bastisur të vetmuar
Dërrasat e zeza kalbur aty varë në murë
Dry ndyshkë ndër dyert e shkollave të shembura grumbuj dhe e guré
Vendlindjet e trishtuara mbetur thjeshtë kujtim
Vegjëlisë ç.tiu tregojmë brezash në emigrim
Fshatra të tëra shkatërruar pa fëmijë e dije
Një zile e heshtur që kurrë sdo tringëllijë
Milieniumet që do vijnë o e bukura Arbëri
Do të gjejnë të rrënueme shkrumb e hi
Ashtu si të dashti hallku shkretë e farue
Pa dije. pa të ardhme pa filizë veç ferrë e shkatërrue
Bota ecë drejt galaksive në universet e shkencës
Rinia po vrapon pas moderrnes dhe tendencës
Inteligjenca artificiale është injeksion ç,njerëzor
Arsimi degraduar kundrejt çdo rendi shoqëror
A do ulni kokën kur të thuash botës “Jam Shqiptar”
Kur s’do dijshë të shkruash e të flasësh gjuhën e bukur amtare
Ndjenjën e braktisjes do të të shoqërojë në jetë
Ku ka ma keq se në vendin tënd të ketë mbirë ferrë.
Shkroi.
Miranda Troci Derti.
Reç Dibër.
