Përqafimi i shqipes-                                     Avni Neziri



                                     Avni Neziri

Ah, se ç’ngriti kokën Shqiponja
Hapi krahët të na përqafojë
Plot shpirtkënaqësi e mirëseardhje
Një nga një na ngrohu në gjirin e saj.

E nisi Ulqini me kalanë e tij
Ah, ç’ngrohtësi shpirti më dha
U falëm edhe me Shkodrën e Malësinë
Rozafa fliste përplot krenari.

Foli Durrësi e më krenoi dhe ca
Jam universiteti si dikur, o vëlla
Shqipëria me dije shëndriste
Kur akoma askush nuk e kishte.

Tiranë, shoh e përqafoj nënën
Prizreni e Prishtina me take e nalle
Petkun e lirisë veshin fusha e male
Së bashku me Llapin hedhin valle.